Kjo luftë duhet fituar

Nga Erion Murataj *

Të besosh në ëndrra është njerzore. Në fakt ne të rinjve të sotëm na i kanë vrarë ëndrrat.Nuk na i kanë vrare pa dashje as pa qëllim konkret, përkundrazi është misioni i një grupi njerzish që e quajnë veten “lider”. Lider me besën e dhënë nga prindërit tanë dhe thyerjen e saj me pafytyrësine e tyre .

Përpara kemi nje mision historik ,atë të ngjalljes së shpresës që shumë bashkëmoshatarë tanë , bij e bija nënash kanë shkuar si shtegtarë rrugëve të Evropës për ta gjetur. Kemi misionin që ti bëjmë njerzit të ndjekin ëndrrat e tyre pranë njerzve të tyre më të dashur. Kjo nuk eshtë një betejë elektorale por një luftë me një tumor që ka shtrirë metastazat e tij në çdo vatër shqiptari. Një kastë që e konsideron veten si sundimtar dhe jo bashkëudhetarë të njerzve .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne, nuk duhet të fitojmë vetëm për të marrë pushtetin, ne duhet të hapim një kapitull të ri ku të jemi të gjithë njerëz të lirë. Të shantazhosh me bukën e gojës atë që të ka dhenë privilegjin e përfaqësimit është kriminale. Të tradhëtosh besimin e atij që të besoi oponencën vetëm e vetëm se s’të dha pushtetin është e pisët. E pra, asnjëri nga këta se meriton emrin “shqiptar”! Më 25 prill ata nuk garojnë për shqiperine por për “nënën parti”. Për ta nuk ka Shqipëri por ka vetem ngjyra që i ndezin a zbehin sa herë u’a do interesi personal i xhepit . Sepse na shohin si bagëti për t’u mjel dhe kur kanë uri mund të na bëjnë dhe kurban. Pretendojnë respekt e pë rulesi kur kalojnë në rrugë a koridore institucionesh por harrojnë se janë fal nesh aty. Në 25 prill duhet t’ua themi se koha e nderimeve mbaroi. Se njerzit s’mund të jenë peng i fatit që ata i kanë rezervuar me arrogancën e tyre. Përkundrazi! Çdo popull fatin e tij e bën vetë. Dalin nëper dritaret e blera të emisioneve e flasin për të mëdhenj e për të vegjël duke harruar se të medhenj i kemi bërë pikerisht ne, qytetaret e këtij vendi. Thonë se te rinjtë s’kan shanse se s’kanë eksperience. E vërtete! Nuk e kanë eksperiencën për të qenë të pisët dhe të luajnë lojën tuaj të felliqur. Por harrojnë se kur për herë të parë kërkuan besimin e njerzve ishin fare të rinj dhe shfrytezuan shpresën e një populli të shtypur, dashurinë e tij për liri dhe demokraci dhe ëndrren e tij për një Shqipëri europiane. Koha e nderimeve për ju ka mbaruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë”.

*Kandidat i Bindjes Demokratike në Elbasan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?