Kjo mama u mëson fëmijëve të saj se virgjëria nuk ekziston

Në të gjithë morinë e lajmeve për Covid-19, një nënë po tërheq vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjete sociale, pas një videoje që postoi në TikTok, ku shpjegon se si ajo u mëson 5 vajzave të saj që virgjëria në të vërtetë nuk ekziston.

Cayce LaCorte, nën emrin e përdoruesit po i përgjigjej një pyetjeje të postuar nga një tjetër përdoruese, e cila u kërkoi prindërve të tjerë të përmendnin diçka për mënyrën se si i kanë rritur fëmijët e tyre që të tjerët do ta konsideronin të çuditshme.

”Unë po i mësoj 5 vajzave të mia që virgjëria është një koncept patriarkal që përdoret për të kontrolluar gratë dhe nuk shërben për asnjë qëllim, përveçse i bën gratë të ndihen keq me veten e tyre. Vetëm pse ti shkon me një djalë në një pikë të jetës, kjo nuk e ndryshon vlerën tënde, nuk ndryshon kush je, nuk bën asgjë tjetër përveç asaj që ndodh”.

Për ata që shqetësohen se kjo qasje do minimizojë rëndësinë e edukimit seksual apo se “vajzat nuk do jenë selektive gjatë jetës së tyre seksuale”, LaCorte ka ende diçka për të thënë “Seksi është i rëndësishëm. Do jetë gjithmonë! Kjo s’ka asnjë lidhje me herën tuaj të parë. Është qesharake. I gjithë koncepti është qesharak”.

SHKARKO APP