Klaus Fuks, fizikani gjenial që spiunoi për sovjetikët mbi ndërtimin e bombës atomike
Ai ishte jo vetëm një spiun i sovjetikëve, por edhe një shkencëtar i shquar që punonte mbi ndërtimin e bombës atomike.
Dukej një kombinim i rrezikshëm, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë.
Shkencëtar britanik i lindur në Gjermani, ishte një i ri gjenial që shkëlqeu në fizikë, dhe nisi kërkimet për ndërtimin e bombës bërthamore me pluton.
Në vitin 1943, ai ishte ndër shkencëtarët britanikë që shkuan në SHBA, për të punuar për ndërtimin e bombës atomike.
Fuks besonte se shkencëtarët ruse, meritonin të dinin se me çfarë do të përballeshin në garën atomike. Kështu kur po punonte në Projektin e Manhatanit, ai u takua fshehurazi me agjentët sovjetikë, të cilët i informoi mbi planet e hershme për bombën me hidrogjen.
Përveç kësaj, ai ofroi informacione mbi projektet atomike amerikane, britanike dhe kanadeze. Në vitin 1949, 4 vjet pasi kishte filluar spiunazhin e tij, ai u zbulua nga zyrtarët e inteligjencës.
Kapja e Fuks dhe rrëfimet e tij, sollën kapjen e disa spiunëve të tjerë sovjetikë, duke përfshirë çiftin e famshëm Xhulius dhe Etel Rozenburg.