Kobra ”i tregon muskujt pitonit” (VIDEO)

Kobra ka vërtetuar se jo më kot është mbreti i gjarpërinjve. Një video që tregon dyluftimin mes gjarpërinjve, i ka shokuar të gjithë. Kobra gjigand mposhti pitonin e fuqishëm dhe më pas e gëlltiti duke lënë të tronditur edhe turistët që gjendeshin aty. Video është filmuar në provincën Pgang Nga në Tajlandë.

”Shikoni sa i madh është. Sa me fat jemi”, dëgjohet duke folur në video një turist britanik. Chachai Chamnikarn, udhërrëfyesi i turistëve, ishte gjithashtu i shokuar nga ajo që kishte parë.

”Gjithmonë kam eksploruar rreth kësaj zone. Kam parë gjarpërinj që hanë kafshë të vogla dhe të mëdha por kurrë që të hanë llojin e tyre. Kam qenë me fat që kam parë diçka të tillë. E konsideroj një akt natyral që tregon luftën e kafshëve për të mbijetuar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?