FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koha në rrjetet sociale nuk na bën të lumtur

Të kaluarit shumë kohë në rrjetet sociale, nuk na bën të lumtur dhe faji është pikërisht i platformave që megjithëse mundësojnë lidhjen virtuale mes njerëzve, rrisin nivelin e perceptimit të vetmisë.

Megjithatë, fenomeni nuk është shumë shqetësues, pasi mjafton ta reduktojmë përdorimin e këtyre rrjeteve në 30 minuta në ditë, për të ulur nivelin e shqetësimit. Ky rezultat ka dalë nga një studim i kërkuesve në Universitetin e Pensilvanisë, të cilët kanë gjetur lidhjen mes kohës së kaluar në rrjetet sociale, me nxitjen e simptomave depresive.

Kërkimi ka përfshirë 143 studentë të Universitetit, mes moshës 18 dhe 22 vjeç, me përparësi femrat, dhe ka monitoruar përdorimin e tre platformave kryesore si: Facebook, Instagram dhe Snapchat. Në fazën e parë, secilit prej pjesëmarrësve i është kërkuar një vlerësim në lidhje me perceptimin e mirëqenies personale dhe sasinë e orëve të shpenzuara në ditë, duke hulumtuar nëpër rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë pikë, çdo grup vullnetarësh i zgjedhur në mënyrë rastësore, i është kërkuar ta reduktojë me 10 minuta në ditë kohën e kaluar online, në secilën platformë, në një kohë optimale prej 30 minutash në ditë. Në vetëm tre javë të eksperimentit, grupet që i kishin modifikuar zakonet e tyre të qëndrimit në rrjetet sociale, arritën si rezultat një mirëqenie më të lartë në gjendjen e tyre emocionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?