Kompozitori shqiptar, premierë botërore në Moskë

Vazhdojnë me sukses shkëmbimet kulturore Rusi-Shqipëri. Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë.

Kështu, para disa ditësh, në Konservatorin e Moskës “Pjotr Çajkovski” u mbajt një koncert shumë i veçantë, premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi.

Eventi u organizua në kuadër të Festivalit të X-të Muzikor “Po i Mbledhim Miqtë” (4-29 gusht 2016), projekt ky që realizohet nga Konservatori “Çajkovski”.

Gjatë koncertit u interpretuan sonatat e Peçit për piano “The Drama of Birds”, “Chromsaspectre and Black Hole”, “Spectralia” dhe “Skënderbeu”, si dhe një sonatë për piano dhe violinë “Mouvements contraire”. Solistët: Natalia Dejeva, Mihail Dubov, Mihail Kovalev, Danil Sevostjanov (të gjithë – piano), dhe Stanislav Malishev (violinë).

 

SHKARKO APP