Koncert xhaz në sallën “Shekspir”

Për herë të parë në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol do të ngjitet një koncert xhaz. Koncerti do të përfshijë një program me muzikë standarte xhaz dhe pjesë të riaranxhuara shqiptare. Pjesë kryesore te koncertit do të jetë kuarteti i xhazit me të cilin Gent Rushi performon prej shumë vitesh.

“Ky koncert është në rradhën e projekteve të mia, në bashkëpunim me artistë, miq të mitë. Vetëm se këtë rradhë ne vendosëm që të bënim diçka më të madhe për ne sikurse dhe të krijonim hapësira dhe për muzikantë më të rinj” tregon lideri i grupit, muzikanti Gent Rushi. Sipas tij, gjysma e stafit të grupit janë artistë të rinj dhe pjesa tjetër me eksperienca të ndryshme.
“Ideja e këtij projekti është e thjeshtë. Të prezantojmë muzikë të mirë, pa pretendimin për të parë majtas apo djathtas apo çfarë do të vij më vonë. Ky është një koncert, i cili unë nuk dua të ngelet këtu. Pas tij, synoj koncerte të tjera dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme, festivale, regjistrime etj”, thotë Genti.

Grupi ka përbërje sax, piano, bass, trompë dhe trombone. Gjithashtu, do të këndohet live nga Kamela Islamaj. Koncerti do të zgjasë rreth 1 orë e 30 min.

Grupi përbëhet nga:

Gent Rushi piano

Emiljan Dhimo drums

Dritan Hekurani  bass

Kamela Islamaj vocal

Ermal Rodi sax

Flavio Sefa sax

Eno Gjoka sax

Taulant Hatija tromb

Raikard Bardhi tromb

Ilir Vorbsi trombone

Pëllumb Delija trombone.

SHKARKO APP