Koncerti “Modena Park” i Vasco Rossit do të bëhet film

Nuk ndalet vala e suksesit të koncertit “Modena park”, të këngëtarit italian me famë botërore Vasco Rossi, që mblodhi më shumë se 220 mijë persona në 1 korrik . Koncerti do të bëhet film dhe do të shfaqet në kinema për Krishtlindje. Lajmi u bë i ditur nga regjisori i koncerteve live të Vasco Rossi, Pepsy Romanoff, që e paralajmëroi gjatë një interviste të AIR (Shoqata e Regjisorëve Italianë). “Filmi dokumentar do të përfshijë të gjitha etapat e projektit, nga lindja e tij deri tek debutimi në provën e kinemasë”, tha Romanoff. Rossi  gjatë koncertit këndoi 40 këngë për 40 vite karrierë.

Këngëtari 65-vjeçar ka publikuar 30 albume, që nga fillimi i karrierës së tij në 1977, nga të cilat 17 në studio, 9 live dhe 4 përmbledhje, si dhe ka kompozuar më shumë se 150 këngë, përveçse një numri të madh tekstesh e muzikë për këngëtarët e tjerë.

“Albachiara”, e inçizoi në 1979 dhe ndoshta është suksesi i tij më i madh. I datuar në 1981 albumi “Jemi vetëm”, me të cilin Vasco fillon të ketë sukses. Në 1982 në Festivalin e Sanremos me “Shkoj në maksimum” dhe në 1983 me “Jeta e pamatur”. Me 35 mijë kopje të shitura është një nga kantautorët italianë të një suksesi të madh dhe një nga artistët italianë që ka shitur numrin më të madh të disqeve. Ai ka rekordin italian të spektatorëve në një koncert të vetëm.

SHKARKO APP