Kontrolli mjekësor bazë, mbi 41 mijë ekzaminime në janar

Kontrolli mjekësor bazë gjatë janarit të 2020 është kryer nga 41.527 qytetarë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se numri i ekzaminimeve është rritur me 13% krahasuar me 2019. Referuar shifrave zyrtare të FSDKSH, në janar të 2020 janë kryer 41.527 kontrolle krahasuar me janarin e 2019, ku numri i kontrolleve kap shifrën e 36.059 qytetarë. ”Kontrolli mjekësor bazë është një program kombëtar që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet prevalente me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve zbulimin e hershëm të çrregullimeve mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore për shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç. Rritje me 13% më shumë krahasuar me 2019. Kryej kontrollin, diagnostimi i hershëm të shpëton jetën”.

SHKARKO APP