Korça qyteti i kulturës, të rinjtë gjithmonë e më larg librave

Korça, qyteti i kulturës dhe serenatave, po përjeton një krizë të vërtetë sa i takon leximit të librave. Në mënyrë të veçantë kjo dukuri shfaqet te të rinjtë dhe studentët, të cilët janë mjaft indiferente ndaj të lexuarit fizik të librit. Këtë fakt e pohojnë librashitëset e qytetit, por edhe drejtuesja e bibliotekës së qytetit, të cilat konfirmojnë rënie të konsiderueshme jo vetëm të shitjes së librave, por edhe të kërkesave për libra në bibliotekë.

“Shoh që mosha 50-60 vjeçare e shohin si shumë të rëndësishëm leximin, ndërkohë që studentët e shohin librin si mundësi për t’u argëtuar”, thotë Jorida Tollkuçi, drejtore e Bibliotekës Korçë.

E njohur si një problematikë globale, për shkak të internetit dhe televizionit, që ofrojnë informacionin e shpejtë, një tjetër faktor që ka ndikuar në largimin e të rinjve me librin janë edhe çmimet e larta dhe taksat që rëndojnë mbi librin. Përballë kësaj situate, sfida e bibliotekave të qyteteve, por edhe atyre universitare dhe institucioneve arsimore, është afrimi sa më shpejt i të rinjve te të lexuarit fizik të librave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?