Koreografi me famë botërore, Angjelin Prejlocaj rikthehet në Tiranë

oreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj pritet të vijë me një shfaqje në Tiranë më 4 tetor. Ambasada Franceze njofton se në Pallatin e Kongreseve do të shfaqet një premierë botërore, që është edhe krijimtaria më e re e Preljocajt. Bëhet fjalë për premierën “Trait d’union @creation 2017” (Shpallja e krijimit dhe bashkimit 2017).

Ky balet është krijuar sipas një duoje mashkullore të vitit 1989, që është një kërcim trup me trup ‘poetik dhe pasionant’ i shkruar mbi muzikën koncertore të Bahut dhe i interpretuar nga Glenn Gloud. Premiera e Preljocajt në Tiranë kushton nga 1500 deri 2500 lekë. Shfaqja është programuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ZIX1DrKBrn8″ width=”560″ height=”315″]

 

SHKARKO APP