“Koronavirusi“ i idiotsisë dhe vaksina e munguar…
Nga Agim Jazaj –
Një ngjarje e thjeshtë, ka dhe të rrallën (simbolikën) e sajë në mes, të dukshmen dhe të pa dukshmen. Ajo i ka kaluar sinoret e familjes, tek fqinjët për rreth dhe i ka kapërcyer kufijtë më tej, në opininin e gjerë qytetar, si “pjesëza e parë“ e njohur nëpër rreshta.
Personazhi i zakonshëm dhe i jashtëzakonshëm, Ismail Bejnikaj në qytetin e Vlorës e ka ridimensionuar veprimin e tij, në mënyrën recitiviste, e kondicionuar me aspirtën e herëshme të qytetarëve shqiptarë, funksionimin e shtetit, në shërbim të shtetasve, me gjithë kapacitetin e tij, (si) pas votës së zgjedhësit.
Përtej veprimit të tij dhe brënda ballkonit të apartamentit, të vogël, i moshuari shihte shpesh grupe njerëzish nëpër kryqëzime rrugësh me pishë të ndezuar në duar, duke lutur e kërkuar!…
Përballë tyre harbutëri-lukunia duke i fikur qirinjtë!…
I moshuri kish nxjerë mbrëmë plus edhe një qiri të veçuar…
LUTJE NËN FLAKË
Ka vite thonë njerëzit që kryen këtë ritual i moshuari në ballkonin e apartamentit të tij, duke kërkuar prijsit e munguar… I moshuari që i përket moshës së tretë, kishte parë qysh përpara çlirimit, nga emigrimi jashtë vendit. Kjo, ndoshta e bënte të vuante më shumë, deri në pikëllimin e kësaj moshe. Ai kryente një rit të rrallë, i nisur qysh në vitet 1990, të rinisur këto ditë me intesitetin maksimal dhe lutej përpara flakëve të qirinjve: “Zot! Na ndihmo dhe ne shqiptarëve të bëjmë shtet, për të gjithë shqiptarët“… “T’u dalë për zot të gjallëve, dhe të mos lëndoj të vdekurit, të cilëve po u shesin edhe pllakën e varrit“. “Tu pres hovin mizorëve“!
“Prehu hovin mizorëve,
Mos trego dhimsuri,
Se shtypjen mbi shtypjet,
E quajnë drejtësi“…
Flakët e qirinjve të ndezuar këto mbrëmje shpeshë herë, i mbulon me gjoksin e tij, duke hapur xhaketën, për t’i mbrojtur nga era dhe nga yryshi i harbutërisë së harbuar poshtë pallatit! Hovi e harbutërisë frynë edhe mbi “bunkerët e sotëm“, e transformuar nga ish teoria e “rrëshqitjes “ në buzedetet dhe anë rrugëve, të drithëruar nga “armiku“ imagjinar, të kthyera në reale përpara, “teorisë së mbytjes“, ku kanë ngritur plotë leqe dhe hapur shumë hendeqe përpara, kullave të shtetit, institucioneve të sotëm, të votës së grabitur të zgjedhësit! “Bëj thirrje, e lus kush mund t’më kundërshtojë, le të argumentojë të kundërtën“- thotë në ambiente të ngushta gjysh Ismaili! Le të vihet në pozicionin e një qytetari një qeveritar, i pa njohur dhe të paraqitet përpara këtyre “bunkereve“ , në çdo zyrë- zgjyrë si modelet e toksikuar, të mbirë si kërpudhat, të gëlltis një majë lugë nga gjella farmak! Grup-lukunia nga ana tjetër e rrugës, dhe brenda portave të këtyre zyra- zgjyrave shante e mallkonte nga poshtë të moshuarit: “Çfarë shteti kërkon“?! “Të dhejfsha shtetin“!…
Një mëndjendritur shkruante kohë më parë, në një të përditëshme shumë shkurtë: “Po rritet përditë tufa e idiotëve“…“Vendi ynë ka bedova të mëdha- më thoshte dje Xhikja, sidomos 2 vitet e fundit. Ne u ndëshkuam me tërmetin e Zotit, pandeminë e Përëndisë dhe po ndeshmemi me koronavirusin e Idiotsisë-Qeverisë…
Kopeja e të korruptuarve, të kopromentuarve dhe të kriminalizuarve në radhët e shoqërisë sonë, nga stallat e ndotura të politikës, kanë pushtuar zyra, institucione, deri dhe “Tempullin e (Sh)‘ Përfaqsimit“!…
Lojtarët e pa njohur, pa emër, të stolit, u futën në ndeshjen e braktisuar nga skuadrat e ligjshme, në “tempull“, pa bilbilin e arbitrit, pa pëlqimin e trajnierit dhe të publikut…
Pikërsisht këta “lojtar“ që si votoi as vetja e tyre në zgjedhjet-vjedhjet e 25 prillit, kastrepsen, janë “zgjedhur“ në Komisionin për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës.
O Zot! Po shtohet tufa e Idiotëve me spaletat e zyrtarit, pa shiritin e qytetarit!
Të pa lyrët, të pa ligjshmit dhe të pa zgjedhurit, do të gjykojnë të ligjshmit?! Hataja e Radhës!
Koronavirusi i Idiotsisë, ka prekur rëndë shoqërinë në pikat ulëritëse, nga Marrëzia e të Marrit dhe krerët e verbër të tufës!
Ende nuk po i gjendet vaksina!…