Koronavirusi në botë/ Nga Vatikani tek Nepali kufitar me Kinën, cilat janë vendet që u mjaftuan vetëm me pacientin zero

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën është gati në 200 mijë veta, dhe 8 mijë viktima disa vende kanë arritur të regjistrojnë vetëm pacientin zero.

Selia e Shenjtë e Vatikanit është një nga vendet, edhe pse ndër më të vegjlit në botë që të ketë vetëm një pacient me koronavirus dhe ai të jetë i pari dhe i vetmi.

Po ashtu teksa koronavirusi ka bërë xhiron e botës nga Alaska në Zelandën e Re, Nepali dhe Butani vende kufitare me Kinën kanë regjistruar gjithashtu vetëm nga një pacient.

Më pas të shumta janë vendet afrikane që kanë regjistruar vetëm pacientin zero, dhe me shumë mundësi edhe ata të kenë qenë të huaj në vende të tilla si Mauritania, Togo, Tanzania, Somalia, Surinami, Gabon, Sudan, Namibi, Liberi.

Afrika është kontinenti më pak i prekur nga koronavirusi teksa shumë shtete të saj janë ende të paprekura nga koronavirusi.

SHKARKO APP