Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krenar për ty Agron Llakaj (në vend të një urimi për 60-vjetorin)

Kultura E premte, 24 Prill 2020 19:14
Krenar për ty Agron Llakaj (në vend të një urimi për 60-vjetorin)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Ruka –

I dashur Goni,

shok e mik i dashur i rinise sime! Ndjehem i lumtur që gjej një rast si ky i sotmi, i ditëlindjes tënde që të them dy fjalë për ty krahas urimeve që do të marrësh prej mijëra e mijëra njerëzve që të duan, të çmojnë e të nderojnë për gjithçka që u ke falur në jetë me artin tënd, krijimtarinë tënde.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 18 orësh
Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

20 Nëntor 2026, 21:31
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

20 Nëntor 2026, 19:22

Dua ta them qysh në krye të herës, se si tepelenas ndihem krenar me ty që ke dalë nga gjiri i vendlindjes sonë të dashur, atij vendi të vogël që ka dëshmuar se di të rris njerëz me shpirt të bukur dhe të talentuar si ty, që nuk e harrove kurrë dhe ia ka kthyer nderimin shumëfish duke ia lartësuar supet.

Janë të rrallë artistët si ty që lidhjen  me vendlindjen ta kenë kaq të fortë sa ç’e ke ti me Memaliaj tënd, këtë qytezë të vogël punëtorësh ku linde, hodhe hapat e para dhe fillove karrierën tënde që pati vetëm ngjitje, një lartësi të shkëlqyer si kjo ku ke arritur duke u bërë një nga aktorët më të mirë e më të dashur  të humorit në këtë vend.

Unë që e njoh jetën tënde prej fillimi e di mirë se si ti i takon racës së artistëve që ngjiten me thonj vetëm prej pasionit, vetëm prej dashurisë, vetëm prej një vullneti të hekurt ndaj dijes, pa ndihmën e askujt, duke ndjekur trimërisht yllin e fatit tënd.

Ata që mahniten prej talentit tënd organik e të pashtershëm ndoshta nuk e rrokin dot sesi brenda teje ka kaq shumë talent, improvizim, gdhendje të rralla karakteresh të paharrueshme, befasi batutash të mrekullueshme, imitime të paarritshme,  sepse nuk dinë se përmes çfarë tallazesh e vuajtjesh ka kaluar edukimi yt, dijet e tua, shkolla jote artistike e marrë bruto e  ballë për ballë me një jetë të vështirë e të ndershme.

Nuk e dinë se ti ke bërë shkollën e  madhe të një fëmijërie plot mungesa, të një rinie që kalonte përmes galerive të thella ku mijëra burra minatorë qenë mësuesit e tu, shokët e tu, vëllezërit e tu, njerëz  që nuhateshin me erën e vdekjes ditë e natë. Nuk e dinë se sa mijëra e mijëra orë ti e mësove përmes tyre gjuhën e bukur shqipe, humorin, shakanë, gjestet, burrërinë, qëndresën, sakrificën, dashurinë pafund për të bukurën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndaj është e pafund galeria e personazheve të tu, sepse ti bëre akademinë e madhe të jetës, të thellësive të tokës e të shpirtrave njerëzorë.

Prandaj mbase dhe nuk e kuptojnë dot të rinjtë e sotshëm sesi të mbushen ty sytë me lot sa herë përmend fjalën Memaliaj, të asaj qyteze të vogël, që mezi gjendet në hartën e Shqipërisë, sot por që për ty është Meka jote për gjithçka.

Dhe po kështu e di mirë se sa krenarë janë ata me ty kur të shohin se si u rrite ti djali i tyre i rrugicave të varfra e i mundimeve të mëdha, ti djali i dy punëtorëve të thjeshtë e të ndershëm, duke u bërë një nga yjet e humorit shqiptar, një nga ata që numërohen me gishtat e një dore.

E gjithë Tepelena jonë është krenare me ty në këtë ditë të gëzuar të jetës tënde dhe jam i bindur se të gjithë njëherësh mendojnë sot si unë duke të thënë gati me një gojë:

Të duam shumë dhe jemi krenar për  ty Agron Llaka!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 4 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 12 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.