Kreu i Partisë së Punës: Nexhmija nuk ishte anëtare e partisë fashiste
Nexhmije Hoxha ka qenë dhe mbetet një partizane e antifashizmit qysh orët e para.
Kështu është shprehur Muharrem Xhafa, kryetari i Partisë së Punës në një lidhje telefonike në Ora News.
Referuar akuzave se ka qenë pjesë e partisë së punës, Xhafa është shprehur se kur erdhi fashizmi në Shqipëri i bënte gjithë intelektualë shqiptarë anëtarë të partisë fashiste, por sipas tij, Nexhmije Hoxha nuk ka nënshkruar kurrë se është anëtare e partisë fashiste.
Muharrem Xhafa: Unë mendoj se gruaja e Enver Hoxhës ka qenë dhe mbetet partizane antifashiste e orëve të para. Gjatë ditës së luftës diti të organizojë rininë komuniste. Qysh më 1941 ishte anëtare e komitetit qendror të rinisë e gjatë gjithë luftës, derisa u njoh me Enver Hoxhës, ku u bë më e njohur për Shqipërinë.
Paradoksin e krijon vetë historiani Dervishi. Ai ka qenë një këlysh që punonte i emëruar po nga ministri i brendshëm dhe në atë arkivin që ka punuar ai mund të ketë plot gjëra që ai i thotë sepse do t’i shtrembëroj. Kur erdhi fashizmi në Shqipëri nga prilli në 1939 deri në shtator të 1943, ai bëri të pamundur që gjithë intelektualët e Shqipërisë, i regjistronte si anëtarë të partisë fashiste. Nuk është një, por janë disa të tillë. Këta njerëz regjistroheshin jo si anëtarë aktivë, por si anëtarë që mund t’i shpërbenin fashizmit. Nexhmija hoxha nuk ka nënshkruar kurrë, jo ajo, por askush tjetër që jam anëtar i partisë fashiste.
Ai shton se kur u bë asambleja e BE-së, tha se në atë rezolutë nuk përmendet se komunizmi ka bërë asnjë krim në vendin tonë.
Muharrem Xhafa: Kur u bë asambleja e BE, u dënuar krimet e komunizmit që u tha se u bënë krime. Shqipëria në atë rezolutë nuk u përmend fare se nuk kishte bërë asnjë krim. Të tjerët kishin bërë krime kundër komunizmit. Nuk ka pasur krime, por a ka pasur gabime, ky është një problem tjetër dhe këto duhen parë. Mund të jetë bërë ndonjë gabim, por ti s’mund ta bësh krim.