Krijohet Kombi i hapësirës
Kombi virtual “Asgardia” ka dërguar me sukses satelitin e saj të parë në hapësirë.
Gjithashtu ka parlamentin e saj dhe numëron më shumë se 500,000 njerëz si qytetar të këtij kombi të ri.
Kombi i parë hapësinor ka shpallur konkursin e saj për të krijuar sistemin ekonomik dhe financiar ndryshe nga vendet e tjera në planetin tonë.
Pjesëmarrësit në konkurs do të propozojnë mënyrat e pagesave për shërbime dhe produkte. Asgardia e cila është formuar në vitin 2016, ka një kushtetutë që tashmë është pranuar nga Kombet e Bashkuara.
Kushtetuta e kombit të parë të hapësirës, ka si primare detyrën për të krijuar nje ekonomi robuste, të përballueshme, të pasur, në mënyrë që të ketë një sukses afatgjatë.
Mbretëria e hapësirës tashmë po kërkon ide se çfarë lloj ekosistemi financiar duhet të ekzistojë në Asgardia.
Udhëheqësi i këtij kombi të ri, Igor Ashurbeyli shprehet:
Po bëjmë histori. Gjithkush ka mundësinë që të ndihmojë për të krijuar ekonominë e Asgardias.”
Pas dërgimit të ideve nga, propozimet do të gjykohen nga një panel i financës botërore, ekonomisë, dhe ekspertë të teknologjisë dixhitale.
Në fund do të zgjidhet një fitues dhe do të shpërblehet me 10 mijë dollarë.
Monedha aktuale e përzgjedhur e Asgardias quhet Solar, e regjistruar në “European Union Intellectual Property Office“.
Duke krijuar një shtet hapësinor, ekspertët pas këtij projekti shpresojnë të zhvillojnë teknologji të reja për të përballuar jetesën në hapësirë.
Kushdo mund të aplikojë për tu bërë qytetar i këtij kombi të ri. Aplikimi bëhet online në këtë website dhe mund të kërkoni shtetësi. Tashmë gjysëm milioni njerëz kanë aplikuar për tu bërë pjesë.
Afati i fundit i aplikimeve do të jetë në 27 mars 2018 sipas uebsajtit të Asgardias.