Kripa rozë e Himalajeve, a është më e shëndetshme se kripa e zakonshme?

Kripa e Himalajeve është një kripë në ngjyrë rozë që nxirret pranë Himalajeve në Pakistan. Shumë njerëz pretendojnë se është e pasur me minerale dhe ofron përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Për këto arsye, kripa rozë e Himalajave shpesh mendohet të jetë shumë më e shëndetshme se kripa e zakonshme. Kripa e zakonshme përbëhet kryesisht nga klorur natriumi dhe ndihmon në rregullimin e proceseve të rëndësishme në trup. Efektet potencialisht të dëmshme të përdorimit pa kriter të kripës kanë bërë që shumë njerëz të fillojnë të përdorin kripën e Himalajeve e cila mblidhet me dorë dhe përpunohet minimalisht.

Për çfarë përdoret?

Gatim: Në përgjithësi, mund të gatuani me kripën e Himalajeve ashtu si gatuani me kripë të zakonshme. Vendoseni në salca ose shtojeni në ushqim. Përdorimet të tjera: Përdoret në disa banja kripe për të përmirësuar kushtet e lëkurës dhe për të qetësuar muskujt e lënduar. Hulumtimi që mbështet këto përfitime është i pakët.

Përfitimet shëndetësorë që pretendohen

– Përmirësoni sëmundjet e frymëmarrjes
– Balanconi pH e trupit
– Reduktoni shenjat e plakjes
– Rregulloni sheqerin në gjak
– Rrisni kënaqësinë seksuale

Si përfundim

Nëse dëshironi të shmangni elementët e shtuar në kripën e zakonshme të gjellës, kripa rozë e Himalajeve është një alternativë e shkëlqyeshme natyrore. Por mos prisni të shihni përfitimet shëndetësore që mund të lexoni në internet. Kini parasysh që kripa e zakonshme është një burim i rëndësishëm i jodit, kështu që nëse do të përdorni kripën e Himalajeve, do të duhet të merrni jod shtesë që të mos keni mungesë jodi.

SHKARKO APP