Kryeministri pushime në mal me të fejuarën, beben dhe qenin (FOTO)
Pushime në mal është zgjedhja e duhur në këtë kohë pandemie. Ditën e djeshme, mediat britanike publikuan fotografi të kryeministrit Boris Johnson, i cili po shijon disa ditë në mal me familjen dhe qenin e tij.
Pas vitit të vështirë që kaloi për shkak edhe të infektimit me koronavirus, kryeministrit Johnson shfaqet i relaksuar, teksa ngjitet në malet e Skocisë së bashku me të fejuarën Carrie Symonds dhe beben e tyre.
Në këto fotografi Johnson-in do të mund ta shihni shumë ndryshe nga profili zyrtar; me këpucë të posaçme për ngjitje dhe djalin e vogël që mban në krahë.