Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur “bosi” pushohet nga kompania e tij, 3 histori reale nga biznese biliona dollarëshe

Magazinë E enjte, 24 Tetor 2019 19:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emrat e liderëve të disa bizneseve janë kaq shumë të shoqëruara me kompanitë që drejtojnë sa që në një moment bëhet e pamendueshme që firma mund të ekzistojë pa ta.

Për shembull është e vështirë të imagjinosh Facebook-un pa Mark Zuckerberg ose Microsoft-in pa Bill Gates.

Por, gjithashtu Amerika dhe vende të tjera kanë edhe plot shembuj, kur shumë themelues të kompanive janë përjashtuar nga drejtimi i saj më vonë.

Një nga rastet më të fundit që po merr shumë vëmendje mediatike është me themeluesin e kompanisë WeWork. Një agjenci që ofron hapësira kreative në çdo cep të globit për njerëzit që duan të marrin zyra pune me qira.

Adam Neumann njoftoi se ai do të tërhiqej nga operacionet e drejtimit të kompanisë pas skandaleve që dolën në dritë për përdorim droge në ambiente pune dhe denoncimit të një punonjëse për abuzim seksual.

Firma e përshkruajti rolin e tij si tepër të rëndësishëm në operacionet e firmës duke shtuar më tej se largimi i Neumman do ta dëmtonte shumë biznesin, por gjithsesi vendimi u mor për largimin e tij si CEO, duke u zhvendosur në bordin e kompanisë si “vëzhgues”.

Ky është një nga shumë sipërmarrësit që kanë vuajtur për t’i dhënë drejtim anijes, teksa kompanitë e tyre u ngritën nga start-upe në korporata gjigande.

Por, strategjistja e teknologjisë Flavilla Fongang thotë se në fazën e start-upit, firmat e reja fokusohen vetëm tek zgjerimi i tyre, rritja e investimeve dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Por, teksa biznesi merr hov më pas, themeluesi i saj duhet ta kthejë vëmendjen në detyra të tjera më delikate si kultivimi i liderëve të rinj, të cilët mund ta drejtojnë kompaninë si ata ose më mirë.

“Liderët e kompanive të tilla si WeWork ose Uber krijojnë një lloj kulture pune që të japin ndjesinë se të punosh me ta do të ndryshosh jetën e shoqërisë dhe do shkruash histori.”

Këta quhen Lidera Kult, por duket se shumë prej tyre nuk e kanë të gjatë në drejtim të kompanisë:

  1. ‘Bosi’ i mëparshëm i WeWork, Adam Neumann

I njohur si njeriu që preferonte bluzët më mëngë të shkurtra në vend të kostumeve zyrtare, zoti Neumann me stilin e tij tregonte edhe këndvështrimin që kishte për drejtimin e një kompanie.

Ai themeloi WeËork në vitin 2010 me vetëm një zyrë në New York. 10 vite më pas, ka më shumë se 500 vendndodhje në 29 shtete, por kompania humbi 900 milion dollarë në 6 muajt e parë të këtij viti.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teksa humbjet thelloheshin investitorët filluan të dyshonin për vjedhje nga zoti Neumann, i cili ndërkohë dyfishoi të ardhurat e tij personale.

Ata gjithashtu shqetësoheshin për gjykimin e tij, së bashku me mënyrat e tij mjaft të egra të festimit.

Por, vula për shkarkimin e tij u vendos kur kompania dështoi që të bëhej publike në bursë.

Pak më pas, zoti Neumann njoftoi se ai do të bënte një hap pas nga firma, duke thënë se lidershipi i tij ishte kthyer në një “shpërqendrim të madh”.

  1. ‘Bosi’ i mëparshëm i Uber, Travis Kalanick

Gjatë kohës së tij në Uber, Travis Kalanick rëndohej nga akuza si seksizëm, mbulimi i një hakërimi të madh, spiunimi mbi gazetarët dhe më pas erdhi një padi gjykate nga Google për vjedhjen e sekreteve tregtare.

Në një email dërguar punonjësve përpara një feste që do zhvillohej në Miami, viti 2013, Kalanick i kërkonte atyre të mos bënin seks me njëri-tjetrin nëse ndodheshin në të njëjtin “zinxhir komande”.

Më pas në 2017, pas shumë faljeve të kërkuara prej sjelljes së tij, ai u dorëhoq nga drejtimi i kompanisë.

  1. Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes

Elizabeth Holmes hoqi dorë nga kolegji për të punuar në një mundësi biznesi që e ktheu atë në një bilionere.

Ndryshimi i Holmes nga dy bosët e mëparshëm është fakti se shpërthimi i skandalit të saj e detyroi atë të kryente disa kohë dënim në burg.

Ajo themeloi një firmë me një ide për një copëz të dërgimit të ilaçeve që mund të rregullojë dozën që t’i përshtatet llojit të gjakut të një pacienti individual dhe t’i mbante doktorët në përditësim për këto informacione.

Kjo ide fillestare nuk ia doli të hidhej në treg atë kohë, por Theranos u themelua mbi një makineri, e cila me vetëm disa pika gjaku mund të zbulonte sëmundjet në organizmin tonë.

Makineria kishte vetëm një problem: nuk funksiononte ashtu siç ishte e përshkruar.

Pas kësaj erdhi edhe një artikull i Wall Street që akuzonte kompaninë se përdorte makineri që nuk ishin në zotërim të saj, duke çuar në një hetim Federal dhe shpalljen fajtore të Holmes.

Pasuria e saj përfundoi nga 4.5 bilion dollarë në asgjë.

Pra kur duhet të ikin?

Ekspertja, Znj. Fongang shprehet se bosët duhet të tërhiqen ose të largohen kur stafi dhe investitorët humbin besimin, se ata do ta dërgojnë deri në fund vizionin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jo të gjithë sipërmarrësit e start-upeve është e thënë se janë lidera” – u shpreh ajo.

Disa janë vizionarë të mëdhenj, ndërsa të tjerë është e shkruar të jenë lidera.

SCAN

Etiketat e lidhura

bosikompanite
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 14 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 14 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 37 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.