Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur do të jetë e mundur të udhëtohet në Europë përsëri?

Magazinë E martë, 21 Prill 2020 12:09
Kur do të jetë e mundur të udhëtohet në Europë përsëri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me kujdes maksimal, ngadalë, me kujdes dhe me nervozizëm, procesi i lehtësimit të kufizimeve të izolimit, ka filluar në Evropë, secili shtet me ritmin e tij.

Ndërsa shtetet në të gjithë kontinentin Europian raportojnë raste të reja të Covid-19, qeveritë po lëvizin drejt hapjes, duke hapur pjesërisht shkolla dhe duke lejuar rihapjen e disa dyqaneve dhe hapësirave publike. Italia, Spanja, Gjermania, Austri, Danimarka, Norvegjia, Polonia, Republika Çeke, Luksemburgu dhe Islanda, janë vala e parë e vendeve që lehtësojnë kufizimet e tyre më të rënda, duke lejuar kthime të pjesshme në punë dhe shpalljen e masave të tjera për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomive të tyre.

Njoftimet zyrtare kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe në një numër të rasteve janë kritikuar ashpër, veçanërisht rihapja e shkollave sepse, siç tha kryeministri danez Mette Frederiksen: ‘Nëse vendi hapet shumë shpejt, rrezikojmë që infeksionet të rriten shumë ashpër dhe atëherë do të na duhet të mbyllemi përsëri.’

Ky paralajmërim erdhi gjithashtu nga Ursula Von Der Leyen, kreu i Komisionit Europian, e cila shpjegoi se jeta nuk mund të kthehet në normalitet të plotë derisa të zhvillohet një vaksinë. Sa i përket udhëtimeve, Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë: ‘Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin para se të planifikojnë pushimet e tyre,’-  i tha Von der Leyen, gazetës gjermane Bild am Sonntag.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

‘Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për periudhën korrik dhe gusht.’ Nevoja për kujdes dhe planet e hapjes së vendit, hap pas hapi, janë ato që vende të ndryshme kanë të përbashkët. Por qeveritë nuk mund të bien dakord se cilat grupe moshe ose industri duhet të kthehen së pari, cilat më pas dhe kur. Ndërsa vendet zbulojnë planet e tyre  të ‘fazës së dytë’, nuk janë ngjashmëritë në qasjet e tyre që mbizotërojnë, por dallimet. ‘Ndërsa Italia hap libraritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë, dyqanet spanjolle do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 26 prill,’- raporton The Wire. ‘Ndërsa puntorët e fabrikave në Spanjë u rikthyen në punë të hënën, fabrikat e Italisë, janë ende të mbyllura. Është e detyrueshme të vihen maskat në ambjentet ​​jashtë shtëpisë në Republikën Çeke, por jo në Danimarkë.’E njëjta gjë mund të thuhet për industrinë e turizmit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me kaq shumë njerëz në mbarë botën që kanë rezervuar pushimet verore para krizës, një mesazh duket se do të bëhet i qartë: Mbyllja, edhe në vendet që tashmë janë duke lehtësuar kufizimet, do të zgjasë ‘të paktën’ tre javë dhe më pas mund të pritet hapja e kufijve dhe ndoshta lejimi i fluturimeve të shkurtra.

Ekspertët e industrisë po paralajmërojnë për humbjet në të gjitha nivelet në industry. Linjat e vogla ajrore me kosto të ulët dhe shumë kompani në industrinë e lundrimit nuk kanë gjasa të mbijetojnë.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Ndërsa shumica e fluturimeve në prill dhe maj janë anuluar, duke përjashtuar fluturimet e riatdhesimit, linjat ajrore shpresojnë të rifillojnë operimet përpara sezonit të pikut korrik dhe gusht. Disa linja ajrore si Jet2 dhe Ryanair presin të rifillojnë fluturimet në qershor, ndërsa easyJet ka lançuar pushimet për në fund të vitit 2020 dhe po përpiqet të bindë udhëtarët të rezervojnë fluturimet verore duke ulur tarifat e saj për bagazhe në 1 paund. Pavarësisht nga këto lëvizje, mbetet e qartë se udhëtimi jashtë shtetit nuk do të jetë i mundur së shpejti.

Etiketat e lidhura

europaudhëtime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 14 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 18 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.