Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur sot zyrtarisht garën për këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Fundvitit. Nga ky festival, triumfuesi shkon në Eurovizion, në një garë ku konkurrohet me rreth 40 shtete nga Europa, por prej dy vitesh pjesë ka qenë edhe Australia.

Që prej vitit 2004, kur Shqipëria debutoi në këtë festival i cili pëlqehet aq sa edhe komentohet për qasjen e tij shpesh politike në votim, interesimi i këngëtarëve shqiptarë ka qenë i madh.

Emra të ndryshëm kanë tentuar të ngjiten në skenë dhe të fitojnë këtë garë, por gjithmonë mbetet vetëm një fitues.

SHKARKO APP