Kuvendi shpall vakancën për komisioner për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një vend vakant për komisioner për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë brenda datës 21 tetor 2019.
Kuvendi shkruan se të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë kushtet:
– të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
– të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
– ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;
– të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:
1. Letër ku kandidati shpreh pëlqimin;
2. CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;
3. Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 10 vitesh në profesion apo në administratën publike sipas përcaktimeve të nenit 12, pika 2 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
4. Raport i aftësisë në punë;
5. Vërtetim që ndaj kandidatit të mos jetë marrë masë disiplinore për largimin nga shërbimi civil;
6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
7. Formularin evetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit tëpersonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ciligjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhebashkëlidhur këtij njoftimi.
8. Formularin eplotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit përDokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi.
9. Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikit interesi, në përputhje me përcaktimet e nenit 12, pika 3, të ligjit nr. 152/2013“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.