Lançohet në Tiranë Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Java intensive e praktikave profesionale, do të përmbyllet këtë pasdite me konferencën që do të zhvillohet në Hotel Plazza. Mediat janë të ftuara të pasqyrojnë në 17:00 lançimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale.

Ngritja e kësaj Aleance lind si nevojë për zhvillimin e mëtejshëm të tregut profesional. Prej një viti, Projekti Aftësi për Punë (S4J), projekti i Swisscontact, ka ndihmuar shkollat të krijojnë marrëdhënie me bizneset që të sigurojnë praktikat më të mira profesionale për nxënësit në katër shkolla të mesme profesionale në vend, ndërsa po zgjeron rrjetin e tyre.

Në kuadër të javës së Praktikave Profesionale, të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan dy panaire të praktikave profesionale në shkollën tregtare Vlorë, dhe në shkollën “Kristo Isak” në Berat dhe konferenca në lidhje me zhvillimin e sektorit të turizmit në shkollën “Hamdi Bushati”, Shkodër.

Në shkollën tregtare të Vlorës, Drejtoresha Shpresa Saliaj thotë se, “morën pjesë 23 biznese të cilat intervistuan 80 nxënës”.

Në shkollën e mesme në Berat 43 nxënës të profilit hoteleri turizëm u intervistuan nga përfaqësues të 20 bizneseve. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta në shkollën e turizmit si dhe nxënës të profilit ekonomik, u ekspozuan te bizneset duke krijuar dhe konkluduar në mundësi potenciale për praktika profesionale afatgjata. Drilon Shameti, pronar i Restorant “Driloni” dhe Muhamet Ago nga piceri “Ago”, sollën eksperiencat e bizneseve të tyre dhe të praktikave me nxënësit e shkollës, në workshop-et e organizuara në ambientet e shkollës. Z. Shameti ndau eksperiencën e tij të marrë nga vizita studimore në Zvicër javët e fundit. Gjithashtu, nxënës të viteve më të larta, ndanë përvojën e tyre me nxënësit e klasave të 10-a mbi realizimin e praktikave pranë bizneseve.

Në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” u inagurua ambjenti i ri i mundësuar nga projekti S4J, “Qendra e Karrierës” e cila siguron ecurinë e këtij projekti.

Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin nga afër punimet e studentëve në realizimin e eventeve. Në fjalimin përshëndetës, drejtoresha e shkollës znj. Jasmina Lumanaj u shpreh oprtimiste për partneritetin me 13 bizneset e pranishme dhe projektin “Aftësi për Punë”. Ky partneritet synon zhvillimin e një turizmi cilësor, i cili është një faktor rritës për ekonominë e qytetit të Shkodrës. Konferenca e drejtuar nga z. Fation Dragoshi, menaxher i projektit S4J, prezantoi për bizneset dhe mësuesit e shkollës objektivat kryesore që ky projekt kërkon të realizojë në vitet e ardhshme. Gjithashtu dialogu i ndërtuar nga paneli nxorri në pah sfidat dhe frytet që sjellin praktikat profesionale.

Me mbështetjen e 13 bizneseve në sektorin e shërbimeve, konferenca “Rritja e turizmit = Më shumë praktikantë” u finalizua me firmosjen e memorandumit, një dokument që garanton një bashkëpunim natyral për të dyja palët; biznesin dhe shkollën “Hamdi Bushati”.

Në ditën përmbyllëse të javës së praktikave profesionale, u zhvillua në Vlorë konferenca mbi Kontributin e Sektorit Privat në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në Shqipëri. Objektivi i kësaj konference ishte ndërgjegjësimi i bizneseve mbi sponsorizimin si pjesë e përgjegjësisë së tyre sociale.

Një model i bashkëpunimit të mirë biznes-shkollë është shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë. Falë projektit, së fundmi mësimi në këtë shkollë zhvillohet sipas metodave bashkëkohore.

Falë mbështetjes së kompanisë zviceriane SICPA në këtë shkollë është ngritur laboratori i printerit 3D (me ambiente të reja dhe 3 printera 3D); SICPA, së fundi, është ndër themeluesit e dhomës së tregtisë Shqiptar-Zviceriane.

Pajisjet e ndriçimit të shkollës janë mundësuar falë mbështetjes së kompanisë me përvojë në këtë fushë Albaelettrica.

Këtu do të gjeni materialet filmike të realizuara gjatë Javës së Praktikave Profesionale.

Lançohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale

Pasditja e kësaj të premte shënon përmbylljen me sukses të javës së Praktikave Profesionale. Në takimin përmbyllës që do të zhvillohet në ambientet e hotel Plazza, lancohet Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale. Aleanca do të funksionojë si një njësi që bashkon bizneset që kanë përqafuar nismën e projektit dhe mirëpresin nxënës për të zhvilluar praktika mësimore afatgjata (në ambientet e tyre apo sipas modelit në distancë). Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale është krijuar mbi modelin e Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale dhe do të funksionojë gjithashtu si një platformë lehtësuese për bizneset dhe kompanitë që përfshihen në skemën e ofrimit të praktikave profesionale afatgjata.

Ky projekt gjithashtu është mbështetur nga Security Solutions Albania Sh.p.k, një degë e SICPA SA, që vepron përmes Marrëveshjes së Koncesionit për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Pullave Fiskale dhe SWISSA, Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Zviceriane.

Kontakt

Mediat e interesuara janë të ftuara të marrin pjesë. Për më tepër informacion dhe një program të detajuar të javës na shkruani në adresën: ines.poshnjari@swisscontact.org

Vlerësojmë bashkëpunimin tuaj duke e publikuar artikullin në mediat që përfaqësoni!

Rreth “Aftësi për Punë” dhe Swisscontact

Projekti ‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swisscontact (SC), një fondacion i pavarur zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar. Swisscontact operon në Shqipëri që nga viti 1992 me zbatimin e projekteve që kanë në fokus zhvillimin e Arsimit dhe Trajnimit Profesional, si dhe Zhvillimin e Sektorit Privat. Swisscontact bazohet në qasje inovative, bashkëpunim me sektorin privat, një fokus të fortë në mësimin praktik, orientim drejt botës së punës, decentralizim me përfshirjen e palëve të interesuara lokale dhe kontributet në reformimin e sistemeve

SHKARKO APP