Lapaj: Nuk mund të lëmë një diktator që të na shtypë, nesër të rrëmben pronën me ligj
Avokati, Adriatik Lapaj, thotë se qytetarët duhet t’i bëhen barrikadë keqqeverisjes pa marrë parasysh se kush është President.
I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, Lapaj tha se mund të lejojmë që në emër të këtij paragjykimi të jetësojmë një diktator që të na shtypë.
Ai solli në vëmendje një seri abuzimesh që nga ligji mbi dividentin, betimin e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin për Teatrin Kombëtar, duke u shprehur se mazhoranca me këtë taktikë nesër mund të hartojë një ligj që të rrëmben pa të keq edhe pronën.
Llapaj: Njerëzit të harrojnë kush është President. Për shkak se kemi paragjykime se kush është President, hajt të lëmë një të bëhet diktator dhe të na shtypë. Kjo nuk qëndron. Kushtetuta përcakton se miratimi i ligjeve për taksa e tatime nuk mund të ketë në asnjë rast efekt prapaveprues. Zotërinjtë në pushtet duke abuzuar me pushtetin që kanë, kanë bërë një ligj për dividentët ku korporatat e mëdha, miqtë e vet, u kanë thënë mos ndani dividentët që ka qenë 15%. Pjesa që do ti shkonte buxhetit të shtetit llogaritet 80 milion euro, miliarda para.
Ti amnistojmë këta për këtë dëm të tmerrshëm ekonomik? Momenti i dytë, debati për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta përcakton qartë se ligjet për organizimin dhe funksionimin e organeve kushtetuese si Gjykata Kushtetuese miratohen me 3/5 e votave, kurse Kushtetuta ndërrohet me 2/3, mund të shkojë dhe me referendum. Nuk mund të vijë në kundërshtim me Kushtetutën ligji.Kushtetuta e para, ligjet janë të tretat, se marrëveshjet ndërkombëtare janë të dytat. Këta gjetën një pengesë dhe ndërrojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se betimi bëhet me shkrim. Nuk do t’u bëhemi barrikadë?Nesër mund të bëjnë një ligj që të marrin tokën e Adriatikut. Kush i ndalon?
Momenti i tretë, ligji për Teatrin Kombëtar, ligj me emër të posaçëm, ligj me porosi dhe dështuan. Kush i ndal këta? Ne si qytetarë sot kemi detyrën absolute për të mos lejuar që Republika jonë të shkatërrohet përfundimisht. Qytetarët duhet të mos përdoren më si mish për top por në këmbim tu jepen garanci të ndryshimit kushtetues që të rikthehet pushteti te qytetarët. Qytetarëve u është vjedhur Kushtetuta, nuk e ndryshojnë dot më.
Me ndrshimet e 2008 e kanë ndarë vendin sipas zonave elektorale, një kinezeri që prodhon këtë kategori deputetësh.Nëse populli është thirrur që vetëm të rrëzohet Edi Rama ose Rilindja pa ndryshuar këto problemet sistematike që kemi është hiç pa gjë. Nga goja e të gjithë drejtuesve politike që udhëheqin opozitën, por edhe Presidenti, të artikulohet fort rikthimi i pushtetit te vota e qytetarit, ligj për referendumet, ndryshim të sistemit elektoral, shteti të stabilizohet dhe të ketë garë për marrjen e pushtetit.