FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Le Temps (1939)/Mbreti Zog dhe familja e tij ndodhen në Varshavë (Poloni)

Nga Aurenc Bebja*, Francë 

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të dielën e 9 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në kryeqytetin polak, Varshavë. Për ku ishte nisur mbreti i shqiptarëve ? Sa kohë qëndruan në Poloni? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja-Blogu “Dars (Klos), Mat-Albania” :

“Poloni

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbërritja (Vizita) e mbretit Zog-

Swiss Digital Mobile Reklama

Na telegrafojnë nga Varshava:

Mbreti Zog mbërriti mbrëmjen e djeshme në orën 9 të darkës në Varshavë nga Rumania; Ai shoqërohej nga gruaja dhe fëmija i tyre, tri motrat dhe nipi i tij, ish-nxënës i Saint-Cyr. Mbreti dhe mbretëresha, pas mbërritjes në stacionin qendror të Varshavës, u përshëndetën nga një përfaqësues i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë. Ai do të niset nga Gdynia pasi të kalojë dy ose tri ditë në Varshavë. Mbreti Zog ka ndërmend të shkojë në Francë, ku do të qëndrojë në kështjellën e Maye, në Versajë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?