Lëkundet kulla 79 katëshe, por jo nga tërmeti (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e sotme në Kinë, aty ku një kullë 79 katëshe filloi të lëvizte dhe kjo gjë i trembi qytetarët. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Kinës, Shenzen, ku kulla me lartësi rreth 300 metrash filloi të lëkundej, por nuk u raportua asnjë tërmet që të ishtë bërë shkak i lëkundjeve. Ekspertët po hetojnë se çfarë e shkaktoi këtë lëvizje të ndërtesës, pasi erërat në zonë nuk konsiderohen të jenë shkak i lëvizjes. Ndërtesa 79-katëshe është ndërtuar në vitin 2000.

SHKARKO APP