Libra të famshëm të shkruar në burg

Shumë të dënuar për vepra të ndryshme penale kanë shkruar libra pas hekurave dhe shumë prej tyre janë bërë të famshëm për stilin e të shkruarit apo për historinë që i karakterizon.

Por, cilat janë disa nga  librat më të famshëm, të shkruar pas hekurave të burgut ?!

Oscar Wilde –“The Ballad of Reading Gaol”- I arrestuar për skandalin e homoseksualit, një akuzë e papranueshme për Anglinë viktoriane, Oscar Wilde shkroi në burg disa nga poezitë më të bukura të tij. “De Profundis” (1897), letra e gjatë publike që ia drejtoi parterit të tij Alfred Douglas dhe “Balada e Burgut Reading”, e bëri të famshëm.

Miguel De Servantes-“Don Kishoti i Mançes”- Miguel de Servantes (1547-1616) ka konceptuar librin ‘Don Kishoti i Mançes” në burg. Vepra e tij, që në origjinal ishte titulluar “L’ingegnoso Hidalgo Don Chisciotte della Mancia”,  është shkruar me pjesë në burg, gjatë kohës që Servantesi i Seviljes ishte përfshirë në një çështje financiare.  Libri lindi si një tregim i shkurtër dhe shkrimtari donte që të shfrynte inatin e tij dhe njëkohësisht të kalonte kohën e lirë. Don Kishoti është konsideruar si një nga romanet më të mëdhenj evropian të shkruar ndonjëherë.

Bertrand Russell – “Hyrje në Filozofi dhe Matematikë”- Pacifist Russell (1872 – 1970), përfundoi në burg për 6 muaj si një kundërshtues i Luftës së I Botërore. Duke qenë pa angazhime, siç tregon më pas pa ironi, në autobiografinë e tij, nisi punën e tij më të vlerësuar, e cila ekspozon konceptet që formojnë bazën e matematikës “Hyrje në filozofi dhe Matematikë”, (1919). Russell mbahet mend si një nga intelektualët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe në vitin 1950 fitoi Çmimin “Nobel” në Letërsi.

Libra të tjerë si “Marshimi i gjatë drejt Lirisë” i Nelson Mandelës apo  “Mosha e Arsyes” e Thomas Paine janë shkruar gjatë kohës që autorët kanë qenë në burg.

SHKARKO APP