LRE e nis zyrtarisht fushatën elektorale nga Korça!
Pikërisht në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa partitë kryesore në vend po bëhen gati, për të pushtuar 2 sheshet qendrore në Tiranë, partia e pedagogut Arian Galdini, LRE – Lëvizja e Re, ka zgjedhur Korçën për nisjen zyrtare të fushatës së saj elektorale.
LRE i ka dhënë një theks të posaçëm Qarkut të Korçës edhe për shkak të listës dinjitoze të kandidatëve për deputetë që ka kjo parti aty.
Kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Korçës është një intelektuale e re dhe plot integritet, një gazetare dhe qytetare e zëshme si Ejona Mema.
Kryetari i LRE Arian Galdini u shpreh ndërsa prezantonte kandidatët për deputetë të LRE për Qarkun e Korçës se : “E vemja parti politike që merr pjesë nē zgjedhjet e 25 qershorit, vetëm me firmat e qytetarëve shqiptarë është LRE – Lëvizja e Re. 6432 qytetarë kanë firmosur për pjesëmarrjen e LRE në zgjedhje. Dhe ndërsa në këto zgjedhje janë vetëm 12 subjekte politike konkuruese, ndonëse LRE është e vetmja parti politike e mbështetur nga 6432 qytetarë, mediat përmendin vetëm 11 partitë e tjera, Sondazhet dhe Anketimet përmendin vetëm 11 partitë e tjera. Është skandaloze dhe qesharake deri në turp madhor, kur sheh nëpër TV të shpallen Sondazhe dhe Anketime në të cilat përmenden 11 subjekte politike dhe vetëm për LRE, nuk ka vend për përmendje por shkruhet thjesht : Parti të Tjera… 12 janë të gjitha, përmenden 11 emra subjektesh politike, vetëm emri i LRE nuk përmendet. Mediat dhe Sondazhistët e Anketuesit e Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI, e kanë dënuar LRE me harresë, shpërfillje, çendurim, bllokim dhe mospërmendje. A nuk është ky një turp i pamatë kur e vetmja parti e qytetarëve, e vetmja parti që hyn në këto zgjedhje me 6432 firma qytetarësh bllokohet dhe çensurohet nga mediat dhe nga Rregjimi Skuthokratik PS – PD – LSI?”