LRE hap fushatën elektorale në Vlorë!

LRE ka çelur fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Ditën e sotme, Kryetari i LRE – Lëvizja e Re, z. Arian Galdini ka shkuar në qytetin e Vlorës ku edhe ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës është z. Alban Kokallaj.

Alban Kokallaj ka qenë ushtarak i lartë në Ushtrinë e Shqipërisë deri në vitin 1999. I shkolluar në Akademinë Ushtarake në Turqi dhe i larguar nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe në vitin 1999. Në Britaninë e Madhe ka arritur të bëhet sipërmarrës i suksesshëm dhe ka vendosur të kthehet nga Diaspora në Shqipëri për tiu bashkuar LRE – Lëvizjes së Re.

Gjithashtu në Qarkun e Vlorës kandidon edhe ish – studentja e lëvizjes studentore të dhjetorit 2018, njëkohësisht edhe e diplomuar si Kimiste Ushqimore në Fakultetin e Shkemcave të Natyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej në listën e Vlorës është inxhinieri Gëzim Mëhilli, ekonomistja Kristina Nano dhe Sipërmarrësi Enrik Lato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i LRE, Pedagogu Arian Galdini ka deklaruar se : “LRE është e vetmja parti politike shqiptare që hyn në zgjedhjet e 25 prillit 2021, me firmat e 6432 qytetarëve shqiptarë. Si e tillë, LRE është në këto zgjedhje si e vetmja alternativë e qytetarëve, nga qytetarët për qytetarët. LRE është e vetmja alternativë qytetare përballë Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI. LRE hyn në këto zgjedhje me zero koalicion parazgjedhor për zero koalicion paszgjedhor jashtë parimeve e vlerave që Lëvizja e Re përfaqëson. Jemi të vendosur në udhën tonë dhe nuk kemi asnjë ngurrim, as joshje e as mëdyshje në udhën që kemi nisur sepse ne e dimë që udha jonë është udhë e pas 26 prillit. Ne jemi partia e pas 26 prillit. Ne nuk jemi partia konvencionale që kërkon fitoren, synon fitoren dhe funksonon si dyqan elektoral që lind për 1 palë zgjedhje e i vë drynin partisë të nesërmen e zgjedhjeve nëse dështon. Ne jemi partia e një rruge të gjatë, partia e maratonomakëve që nuk i tremben as dështimit e as bëjnë gjithçka për fitoren e suksesin. Ne duam të jemi partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, të papërlyer dhe halleplotë. Ne tashmë kemi Nr 8 në fletën e votimit si parti. LRE do tē jetë Nr 8 në fletën e votimit. U bëjmë thirrje vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve që të votojmë së bashku Nr 8, të votojmë LRE, për të transformuar Shqipërinë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?