Macron jep 100 miliardë euro shtesë për ekonominë franceze, po kryeministri Rama sa ka dhënë për kombin tim
Nga Mentor HOXHA (Paris)
Pas cermonisë që u zhvillua sot me 14 korrik me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Kreu i Shtetit Francez, Emmanuel Macron dha një intervistë televizive të transmetuar drejtpërdrejt në France 2 dhe TF1. Gjatë kësaj interviste, ai specifikoi skicat e gjera të “shtegut të ri” për të ringjallur Francën e goditur nga Covid-19. Përveç gjendjes shëndetësore, me frikën e një valë të dytë të epidemisë, Kreu i shtetit sqaroi përmbajtjen e planit të rimëkëmbjes ekonomike.
“Vendi ynë, si të tjerët, ka kaluar një krizë jashtëzakonisht të rëndë. Është e natyrshme që Presidenti i Republikës të dëshirojë të ndajë me francezët prioritetet e tij dhe shqetësimet e tij për dy vitet e ardhshme”, -komentoi të martën në mëngjes Ministri për Forcat e Armatosura, Florence Parly, në mikrofonin e Franceinfo.
Gjatë intervistës së sotme, përballë dy gazetarëve (njëri gazetar, tjetra gazetare), Macron premtoi 100 milionë euro shtesë për të stimuluar ekonomisë franceze të shkatërruar nga pandemia 4 mujore.
Që kur Franca u mbyll në karantinë në mesditën e 17 marsit, Macron ka dhënë miliarda euro për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë franceze. Ky fond prej 100 miliardë i premtuar sot nga Macron është një stimul shtesë për ekonominë.
“Të paktën 100 miliardë euro” do t’i kushtohen “ringjalljes industriale, ekologjike, lokale, kulturore dhe arsimore”, -premtoi Presidenti.
Ky injeksion i ri i parave publike do të ndodhë menjëherë dhe nuk përfshin koston e masave afatgjata të papunësisë të pjesshme. Do të shtojë 460 miliardë tashmë të angazhuar në masa sektoriale dhe për të mbështetur ekonominë që nga fillimi i epidemisë. Nga ana tjetër, Kreu i shtetit përjashtoi çdo rritje të taksave për të kompensuar shpërthimin në shpenzimet publike. “Ekziston një trajektore fiskale që është vendosur, e votuar nga përfaqësimi kombëtar, është ajo që do të mbahet,” tha ai, duke shtuar se “ne nuk e zgjidhim një krizë si kjo duke rritur taksat”.
Për pjesën e mbetur të mandatit të tij, Emmanuel Macron, vendosi në vend të kësaj të zgjedhë investime në shkallë të gjerë, në shumë sektorë. Ai foli për një model “ekologjik, industrial dhe mjedisor”. Këto investime “janë pjesë e këtij borxhi Covid, të cilin do ta lëmë mënjanë dhe shton se një pjesë e këtyre do të financohen nga fondet evropiane nga plani i ardhshëm i rimëkëmbjes për Bashkimin Evropian.
“Ne duhet të kthehemi dhe ky plan rikuperimi është mundësia – në ndërtimin e një modeli, i cili është në të njëjtën kohë ekologjik, industrial dhe mjedisor”. Për ta arritur këtë, Shefi i Shtetit synon të nisë disa projekte, duke përfshirë “një program të madh për rinovimin e energjisë”, duke filluar së pari me shkolla dhe shtëpi pleqsh.
Ministri i Deleguar për Strehim, Emmanuelle Ëargon tha të dielën se “4 deri në 5 miliardë” euro do t’i kushtohen sektorit të ndërtimeve dhe rinovimit termik, një pjesë e mirë e të cilave do të përdoret për rinovimin e ndërtesave publike, siç janë spitalet, shkollat dhe universitetet.
Macron, gjithashtu synon të “rizhvillojë masivisht” transportin hekurudhor, linjat e vogla të trenave dhe trenat e natës, si pjesë e politikës së tij ekologjike të tranzicionit.
“E gjithë kjo kursen para, zvogëlon emëtimet tona ndotëse”, -tha ai. Puna për rigjenerimin e rrjetit hekurudhor, ku do të përfitojnë pasagjerët vlerësohet në 1 miliard euro deri në vitin 2024 dhe 12 miliardë në mes 2025 dhe 2030.
Në fushën e punësimit, Kreu i Shtetit njoftoi “përjashtim nga tarifat për të rinjtë”, për të promovuar punësimin e punonjësve me “kualifikime të ulëta”. Nga ana tjetër, kompanitë që u kanë kërkuar punonjësve të tyre që të pranojnë një ulje të pagave për të ruajtur punën e tyre, t’u ofrojnë “skema të ndarjes së fitimit dhe pjesëmarrjes”. “Jam i bindur që ne mund të ndërtojmë një vend të ndryshëm brenda dhjetë viteve,” -tha Presidenti francez, i cili refuzoi të zbulojë synimet e tij në lidhje me një mandat të dytë të mundshëm.
Fondi shtesë prej 100 miliardë i dhënë sot nga Kreu i Shtetit Francez për stimulimin e ekonomisë franceze nuk është i pari përgjatë periudhës katër mujore të pandemisë në Francë. Menjëherë, sapo francezët u vendosën në karantinë në pasditen e 17 marsit, Macron akordoi më 17 mars, 300 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze, për financimin e bizneseve të mbyllura dhe për të paguar punonjësit e këtyre biznesve që mbetën pa punë nga masat shtërnguese të marra nga qeveria. Me datë 14 qershor ai dha 500 miliardë euro për ekonominë franceze, për punëtorët, për sipërmarrësit dhe për njerëzit në nevojë. Me 26 maj, Macron dha mbi tetë miliardë euro për të mbështetur industrinë e automjeteve dhe për ta bërë Francën prodhuesin e parë në Europë të makinave “të pastra”. “Shteti do të japë mbi tetë miliardë euro ndihmë për këtë sektor”, deklaroi Macron gjatë një vizite në një uzinë për prodhimin e pajisjeve Valeo në Etaples, në veri të vendit. “Objektivi i kësaj ndihme është ta bëjmë Francën kombin e parë prodhues të makinave të pastra në Europë duke e çuar në më shumë se një milionë në vit prodhimin e makinave elektrike dhe hibride”, nënvizoi ai
Miliarda euro janë dhënë nga Shteti francez dhe nga qeveria edhe për sektorë të tjerë rëndësishëm, siç është shëndetësia. Sipas projekt-ligjit për shëndetësinë, fondi mund të tejkalojë 7 miliardë euro. Me datë 2 korrik 2020, gjatë një seance maratonë bisedimesh me partnerët socialë, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran premtoi 400 milion euro më shumë për të rivlerësuar kujdestarët e spitalit dhe 100 milion për mjekët. Ministri i Shëndetësisë po bën presion brenda qeverisë për të dyfishuar pagat e punonjësve të spitalit.
Krahas miliardave për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze, Presidenti Macron ka dhënë miliarda euro edhe për prodhimin e vaksinës anticovid dhe për të ndihmuar vendet evropiane më të prekura nga pandemia, si Italia, Spanja, Greqia etj. Më 4 maj ai akordoi 500 milionë euro për vaksinën e koronavirusit, 5000 euro subvecion për bizneset franceze dhe 200 euro për të rinjtë francezë të mbetur pa punë nga masat anticovid dhe nga shkurtimi i vendeve të punës. Më 18 maj Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një videokonference virtuale të përbashkët për gazetarët në Paris dhe në Berlin paraqitën një nismë ‘franko-gjermane’ mbi ‘rimëkëmbjen e ekonomisë së Europës’, si dhe premtuan 500 miliardë euro për rritjen ekonomike të Europës.
PO ISH KRYEMINISTRI IM EDI RAMA SA PARA KA DHËNË PËR EKONOMINË SHQIPTARE
Nisur nga shifrat marramendëse financiare të Presidentit tim, Emmanuel Macron dhe të Qeverisë Franceze për ringjalljen e ekonomisë franceze dhe për të ndihmuar bizneset dhe punonjësit e mbetur pa punë nga kriza shëndetësore, po i drejtoj një pyetje ish kryeministrit tim, Edi Rama sa para ka dhënë përgjatë katër muajve të pandemisë për ringjalljen ekonomike të vendit të tij të shkatërruar nga Covid-19. Ai duhet t’i tregojë shifrat që ka dhënë dhe të paraqes sa më parë para shqiptarëve planin e tij ekonomik për të dalë nga kriza financiare që e ka mbërthyer Shqipërinë. Ekonomia e shkatërruar shqiptare dhe kombi im kanë nevojë për para dhe jo për propagandë, siç bën Rama me shqiptarët e papunë dhe të pa paguar nga shteti shqiptar në Shqipëri./ Koha Jonë