Magjia e akullit, ujëvara e ngrirë tërheq të dashuruarit

Temperaturat e ulëta kanë krijuar mundësi për të apasionuarit e patinazhit që të shfrytëzojnë ujin e ngrirë të lumenjve dhe liqeneve.  Patinatorët holandezë të akullit u mblodhën në agim për një rrëshqitje të fundit në digën e ngrirë Kinderdijk afër Roterdamit, teksa pritet që këtë javë të kthehen temperatura më të ngrohta. Vendi ikonik ka një numër mullinjsh me erë të shekullit të 18-të dhe ruhet si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1997.

Një tjetër forma argëtimi në akull që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është ky karusel akulli në Detin Baltik. Një gjysh në Estoni ka krijuar këtë formë argëtimi për nipërit e mbesat e tij.

“Ky është karuseli im i parë. Nuk është e komplikuar por kërkon kohë dhe, po, duhet të jesh i durueshëm për ta përfunduar. Së bashku me nipin tim u deshën rreth katër, pesë orë dhe më pas rrota filloi të lëvizte” – tha ai.

Videoja u bë virale në rrjetët sociale ndërsa gjyshi u përgëzua nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Një tjetër atraksion turistik në Estoni ishte edhe ujëvara pjesërisht e ngrirë e Jagala, që është një nga më të lartat natyrore në vend.  Natyra ka ofruar një pamje magjepsëse në këtë zonë, duke e bërë ujvarën vendin e preferuar edhe për çiftet që festuan ditën e Shën Valentinit.

SHKARKO APP