Malkaj mes lotësh: Lashë shkollën se më tallën për atletet e grisura, me rrogën e parë bleva këpucë

Aktori Mehdi Malkaj ka rrëfyer mes lotësh vështirësitë që ka ndeshur në jetë.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Malkaj ka treguar se si e la shkollën kur e vunë në tallje për atletet e grisura.

Sonila Meço: Çfarë të sjellin në mendje këto këpucë?

Mehdi Malkaj: “Kam përshtypjen se kjo këmba e djathtë këtej duhet të jetë këpuca ime se është shumë e çkyer ajo

Sonila Meço: Në fakt nuk janë të tuat, por është një metaforë e këpucëve të tua sepse ky djaloshi këtu kur shkonte në shkollë e nisi jetën kështu, në varfëri. Si ka qenë historia jote kur ngriheshe para klasës?

Mehdi Malkaj: “Një herë u çova, unë  kam qenë me atlete në fakt… Zysh Lirija, shumë zonjë, më çoi një ditë në dërrasë, dhe siç janë aty nja dy-tre rreshta, në rreshtin e mesit ishin dy vajza në bankë të parë dhe sigurisht, mua më dukeshin më të bukurat e klasës. Ishte viti i parë gjimnaz. Ato panë një copë gishti tek atletja ime dhe bënë vetëm kaq (tregon se si e përqeshën). Unë u lëndova shumë dhe në fakt… Tani qaj se është e bukur. Fshirësen me këmbën e majtë un e hodha ‘dang’ në tavan e në kokë të zyshës dhe ika me vrap nëpër shkallë dhe ajo që e ndjente se nuk do kthehesha më dhe më thoshte: ‘Mehdi ktheu t’u bëftë zysha se të kemi xhan, të duam shumë…’ Ika. Aty e lashë shkollën, por me rrogën e parë që mora Sonila, bleva këpucë. Kam bërë xhiro nga shkolla dhe nuk mi panë shtrigat këpucët

SHKARKO APP