Mandatin e tretë, për mandatën e katërt?!

Placeholder Image

Nga: Agim Jazaj
Haxhi Flaka ishte ndezur tym e flakë edhe andej nga përtej botës, si dikur kur kuvendonin në gazetën “Zeri i Vlorës” me Halo Prushin, e ndiznin zjarr nga: “deti, toka dhe ajri” opinionin publik kundër ligësive, abuzimeve edhe nga qeverisja e sistemit, të lënë pas për 30 vjet!
Kukujset i qen ngritur avadan Xhikes dje, ditën kur kryeministri nga Vlora, u premtoi sërish edhe vlonjateve “Ujë për 24 orë” dhe përgjatë (keq)
qeverisjes, për mandatin e tretë, dhe mandatën e katërt, kur edhe vlonjatëve, u thahet buza për ujë!
Haxhiu dhe Halua janë vlonjat me rrënjë e degë, e kanë parë Vlorën, me çezmat në banesat e tyre edhe përpara viteve 1990. Në to kishte më shumë ujë në tubacionet e tyre. Madje qysh at’herë ishin të ngritur gjithë ato hidrocentarale, mbi lumenjtë e Shqipërisë, edhe hidrocentrali i “Smokthinës”.
Dhe qeveria e “Rilndjes” për 8 vite, nuk ka vënë dorë, nuk ka ngritur asnje vepër hidroteknike, e le më kabinat e dritave janë të lena shkretë e të shqyera!
Shqiptarët edhe pse i kanë ngritur vet hidrocentralet, mbi lumenjtë e tyre, paguajnë energjinë më të shrënjtë në botë. Emigranti andej nga Italia, kur sheh veten, në këtë moshë dhe me këto halle, më mirë në vendin e botës, ndihet shumë i ligështuar dhe i poshtëruar.
Këto ditë edhe ai dhe jo vetëm, kishte ndjekur zgjedhjet e parakohëshme në Kosove dhe Apelonte.
“Të ngrihen në gjithë qarqet Komisonet Zgjedhore me shqiptarët nga Kosova.
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zvëndësohet me shqiptarët e Kosovës.
Sepse, ata dhanë modelin edhe për shqiptarët, përpara botës për modelin e zgjedhjeve!
Edhe lista e zgjedhjeve të formatohen me emra e llagap të kandidatëve për deputet, jo me numra, për të fshehur kandidatët, ku në numrat e tyre mund të fshihen kriminel, hajdut, apo të gjetur nga Pordhali: “Deputeti që Duam, al”, që si njeh as Mëhalla, pa asnjë kontribut, të shitur e të blerë si në pazarin e Roskovecit!
Të meret modeli i shqiptarëve të Kosovës; se si votuan dhe u numëruan edhe votat e disaporës.
Dhe të mos votojnë emigrantët shqiptarë, kur në çdo legjislaturë edhe “Rilindja” u ka premtuar dhe ka mashtruar emigrantët shqiptarë të endur në gjithë botën, të cilët shkojnë e vijnë nëpër botë pë viza?!
Politika shqiptare dhe qeveria e radhës kanë rritur më shumë zullumet, ka rritur më shumë krizën, krimin, borxhin publik, pasigurinë, ka abuzuar me pushtetin, ka poshtëruar edhe rracën shqiptare- thot edhe Haxhiu!
Po dhe shumë vlonjat me rrënjë e degë nga Vlora, ku u ka bërë koka dëng, e shohin të vërtetën në sy, të pikëlluar, ju dhimbset Vlora, vendi, e ardhmja!
Ja modeli, te dera e njerëzve tanë si: Qeverisen, si realizojnë zgjedhje.
Babashkëkombasit tanë, të Kosovës zhvilluan zgjedhjet e parakohëshme në pragun të 13 vjetorit të themelimit të shtetit më të ri të Europës.
T’i japim mandatin e tretë, pë të marë mandatën e katërt?!
Ky ishtë zemërimi dhe apelimi i Haxhi Flakës dhe jo vetëm, për dje nga përtej detit, në ditën e vizitë së kryeministrit, në Vlorën Historike!

SHKARKO APP