Mario Draghi armik i Rilindjes. Kryeministri i Italisë vendos mos të jetë në rrjetet sociale

Mario Draghi është tashmë një armik i betuar i betuar i Rilindjes. Ai ka vendosur të mos bëjë propagandë. Fushata e qeverisë shqiptare “foto, jo gjumë” nuk vlen për Mario Dragi-n. Ai ka njoftuar se ka thirrur në kryeministri zonjën Paola Ansuini, e cila do të merret me komunikimin.

Po kështu, ka thënë që ka ndaluar rrjetet sociale për kryeministrin. Por, ky politikan i pacipë nuk është maftuar me kaq, por deklaron: “Do flasim, vetëm kur ka diçka për të thënë”.

Pritet dënimi publik i Mario Draghi-t nga personalitete të Rilindjes, të cilët nuk i kanë evidentuar sa duhet punët që janë bërë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le ta nisë Rakip Suli këtë detyrë të vështirë. 27.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?