Mbajtja e maskave në ambjentet e hapura në vendet perëndimore? Flasin mjekët shqiptarë në Gjermani dhe Itali
Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambjente të hapura. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Në lidhje skype u fol me mjekë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.
Mjekja Marsela Ceno tha se edhe në Gjermani maskat janë bërë me detyrim dhe se mos përdorimi i tyre bëhet me gjobë. “Dy-tre ditët e fundit qeveria gjermane ka vendosur që maskat të mbahen edhe në ambjente të hapura. Mos zbatimi I tyre gjobitet. Gjoba është na varësi të landeve. Mund të fillojë nga 200 deri në 300 euro por ka lande që gjobat shkojnë deri më 50 euro”- tha Ceno
Edhe në Itali është vendosur mbajtja e maskave në ambjente të hapura. Mjeku Shpëtim Baçi tha se prej kohësh në Itali mbahen maskat edhe në ambjente të hapura. Baçi shtoi se edhe në Itali po shtohet numri i infektimeve dhe janë mosha të reja që po infektohen, ndryshe nga periudha e marsit.