Mbeti pa shtëpi, aktorja e njohur: E bleva 3 muaj para rënies së tërmetit
Artistja Keti Bashhysa e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar përjetimet e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Ajo tha se jo vetëm që u lëndua psikologjisht, por atë ditë edhe mbeti pa shtëpi.
Mes dhimbjes, aktorja Bashhysa tha se shtëpinë që u rrënua nga tërmeti ajo kishte vetëm 3 muaj që e kishte blerë me kursimet e saj.
“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, tregoi e emocionuar ajo.
Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.