Mbi 100 studentë ndihmuan banorët e prekur nga tërmeti

Tërmeti bëri bashkë të gjithë shqiptarët në përballimin e kësaj tragjedie. Një grup i madh vullnetarësh të organizuar apo në mënyrë individuale, shkuan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti, duke ju ardhur në ndihmë banorëve.

Në cilësinë e ministrit fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit, Blendi Çuçi ka informuar se një pjesë nga grupi i madh i vullnetarëve në terren kanë qenë edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, pjesë e tyre edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”, thotë Çuçi. Sipas tij, rreth 130 studentë shërbyen në Durrës, Manzë, Ishëm, Sukth, Kullë, Kurbin etj. “Ky angazhim është mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë”, -shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?