FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 300 milion vende pune në rrezik nga koronavirusi

Koronavirusi do të rrezikojë  305 milion vende pune me kohë të plotë në të gjithë botën deri në tremujorin e dytë.

Vlerësimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, sipas së cilës zgjerimi i kufizimeve përkeqësoi parashikimin e mëparshëm të 195 milion vendeve të punës.

Ekziston gjithashtu frika se 1.6 miliardë punëtorë të punësuar në punë të rastit dhe të parregulluara “mund ta shohin jetesën e tyre të shkatërruar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si pasojë e pandemisë, afro një miliard e 600 mijë punëtorë në sektorët e ekonomisë informale panë pagat e tyre të ulen me një mesatare prej 60% në një muaj dhe “pa burime alternative të ardhurash”. Këta punëtorë dhe familjet e tyre nuk do të kenë asnjë mjet mbijetese” paralajëmron ONP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Humbja e orarit të punës vlerësohet në 10.5% në raport me tremujorin para krizës: një shifër që barazohet me 305 milion punëtorë me kohë të plotë.

Zonat më të prekura janë ato të Amerikës (-12.4%) dhe Evropës dhe Azisë Qendrore (-11.8% gjithsej).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?