Mbi 7 mijë bileta të shitura për koncertin e Dua Lipës

Duket se koncerti i Dua Lipës në Kosovë me karakter humanitar, do të jetë historik. Babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa, i cili është edhe organizatori kryesor i koncertit humanitar, konfirmoi numrin e shitur të biletave në emisionin 21 Gradë para prezantuesit Robert Bojaj. “Nuk mund të them sa për qind të biletave janë shitur, por janë mbi 7 mijë, afër 8 mijë”, u shpreh Dukagjin Lipa në emisionin e RTV21. Ai konfirmoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh me karakter humanitar, teksa edhe për sigurinë ai thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet deri në detaje.

Në këtë koncert para Dua Lipës do të performojnë Gamblemania dhe Mc Kresha dhe Lyrical Son.

SHKARKO APP