Me atlete në malin me borë, ekipi i emergjencave shpëton “katër idiotë” (FOTO)

Duket si e pazakontë por kështu janë quajtur 4 alpinistë që u bllokuan në malin e mbuluar me  dëborë nga mediat britanike. “Grupi idiotë absolutë” ishin studentët që u nisën në mes të stuhisë Ciara, të veshur me atlete dhe pa harta orientuese me idenë t’i ngjiteshin malit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Nevis.

Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë arritën t’i shpëtonin ata nga hipotermia dhe erërat që mbërrinin shpejtësinë 130 km/h. Të pajisur shumë keq, të rinjtë që nuk kishin me vete as mjetet më minimale të alpinizmit, në një moment ishin shkëputeshin dhe nga njëri tjetri.

Ekipet e shpëtimit thonë se është “një mrekulli” që alpinistët e “çmendur” janë sot gjallë. Fatmirësisht u kujtuan të përdornin aplikacionet në telefonët celularë për të treguar vendndodhjen, e kjo i ndihmoi shumë 22 vullnetarët që u nisën t’i kërkonin, pavarësisht kushteve tejet të vështira atmosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i shpëtimit nuk ishte i lehtë dhe zgjati për një kohë jo të shkurtër, ndërkohë që ekipi i shpëtimit u përball dhe me rrezikun e rrufeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të katër të rinjtë që mendohet të jenë nga Glasgoë, po marrin aktualisht trajtim në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?