Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me lule në duar, burrat shqiptarë nuk fshehin emocionet për Shën Valentin

Magazinë E premte, 14 Shkurt 2020 19:04
Me lule në duar, burrat shqiptarë nuk fshehin emocionet për Shën Valentin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Dashuria dhe qielli e bëjnë njeriun qiellor”, do të thoshte Shekspiri. Në këtë ditë me shi, shqiptarët si çdo vit tjetër e kanë pritur festën e të dashuruarve “Shën Valentin”, në rrugët e kryeqyteti me lule në duar dhe përqafime të cilat duket se këtë ditë marrin tjetër kuptim. Të privilegjuarat e kësaj feste duket se janë femrat dhe meshkujt të zhveshur nga paragjykimet i shikon me lule dhe dhurata të ndryshme. Tomorri thotë për “Shekulli”-n se ka 30 vite martesë me bashkëshorten e tij. Ai tregon se në çdo vit i ka dërguar lule dhe pse e pranon që dhuratat për njeriun më të shtrenjtë duhen me shpesh. “Bashkëshorten e kam marr me dashuri. U njohëm në gjimnaz, më pas vazhduam fakultetin bashkë. Sot punojmë në të njëjtin vend. Nga kjo marrëdhënie kemi sjell në jetë dy djem”, thotë ai. Në fjalën e tij 55-vjeçari tregon edhe momentet e vështira me të cilat jeta i ka përballur, por kanë zgjedhur të jetojnë çdo të mirë dhe të keqe bashkë. “Duhet të jem më i kujdesshëm  ndaj saj. T’ blej lule më shpesh”, thotë ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tomorri, qytetar

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 2 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 16 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 18 orësh

Problemet

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arbeni është një tjetër burrë i cili sot ka dalë në sheshin “Skëndërbej”, për t’i blerë lule të fejuarës së tij. Ai thotë se është viti i dytë që feston me të fejuarën dhe emocionet janë të papërshkrueshme. ” Kam dalë t’i blej lule sot. Po e deshe një njeri “Shën Valentin”, është çdo ditë, por festat duan edhe lekë. Të ardhurat nuk janë fort të mira dhe qejfet nuk i plotësojmë dot gjithmonë”, deklaron ai. Sakaq thotë se përkushtimi ndaj kësaj feste, duket se po e humbet shkëlqimin nga viti në vit. “Ekonomia është e dobët, pas këtij fakti vijnë zinxhir të gjitha gjërat e tjera. Këto hallet, problemet e përditshme ndonjëherë na bëjnë të dalim nga vetja dhe të bëjmë veprime që nuk na lënë hapësirë më pas për të festuar. Me çfarë shikoj nga vitit në vit, jo vetëm kjo festë por të gjitha në këtë vend po zbehen. Nuk ka më gjallëri, nuk ka më dëshirë. Shqiptarët duan të ikin. Kjo është festa më e madhe”, thotë ai.

Arbeni, qytetar

Shitësit

Tregtarët e luleve duket se janë njerëzit më të përkëdhelur  të kësaj dite. Ata thonë se interesi për të blerë është i madh, por në fund maksimumi që munden të bëjnë qytetarët është të marrin dy apo tre trëndafila. Afërdita tregton prej vitesh tregton lule, duke bërë edhe krahasimin e shitjeve ndër vite. “Këtë vit kanë munguar buqetat. Maksimumi blejnë dy apo tre lule, kryesisht karafila pasi është lulja më e lirë”, thotë ajo. Më tej shton se moshat që preferojnë të bëjnë dehurat lulet janë nga më të ndryshmet. “Moshat janë të ndryshme. Më së shumti janë meshkujt që blejnë lule, por nuk kanë munguar rastet kur edhe femrat kanë zgjedhur të bëjnë dhuratë buqeta aspak modeste” përfundoi ajo.

Afërdita, shitëse

Historia

Shën Valentini ishte një shenjtor i cili jetoi në shekullin e tretë në Romë. Ai u lidh që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore. Sot mesazhet jepen nëpërmjet rrjeteve sociale, fotove dhe dhuratave të cilat duket se minimizohen nga viti në vit.

Burimi: Gazeta Shekulli

Etiketat e lidhura

burratShën Valentini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.