“Më përdhunoi shoku i Chriss Brown,” gruaja hedh në gjyq reperin

Chriss Brown është paditur nga një grua e cila pretendon se është përdhunuar nga një shok i këngëtarit gjatë një feste në shtëpinë e tij. Viktima e supozuar e përdhunimit, e cila ka ngritur padinë në anonamitet si Jane Doe, thotë se është përdhunuar nga një prej shokëve të Chris dhe se një grua që kishte menstruacione e detyroi atë të kryente seks oral. Padia është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Ajo gjithashtu pretendon se iu ishte dhënë drogë, përfshirë kokainë, marijuanë, pilula nga këngtëari gjatë festës në shtëpinë e tij në shkurt 2017, ku shkuan pas një koncerti në një klub në Los Angeles. Gruaja thotë se ajo dhe disa gra të tjera u mbyllën në dhomën e gjumit në shtëpinë e Brown nga një mike e tij që bllokoi derën me një shtrat. Ajo pretendon se telefonin ia kishin marrë. Avokatja Gloria Allred, e cila përfaqëson gruan anonime, thotë se klientja e saj pretendon se u përpoq të largohej, por shoqja e Chris e kapi nga fyti dhe e detyroi atë të kryente seks oral me Grissom. Më pas shoqja e reperit e detyroni që të krynte seks oral edhe me të, për më tepër ishte me menstruacione. “Doe” thotë se shkoi në banjë dhe pa fytyrën e saj të mbuluar me gjak. Më pas ndërsa po lahej, Grissom hyri në banjë e mori me forcë në shtrat dhe e përdhunoi. Gjatë një konference shtypi të mërkurën, Allred tha se kjo ishte “një nga rastet më të tmerrshme të sulmeve seksuale” që ajo ka parë ndonjëherë. Sipas padisë, Grissom më vonë e përdhunoi përsëri. Ajo shprehet se shkoi në një qendër për trajtimin e rasteve të përdhunimit dhe e raportoi në polici.

SHKARKO APP