Megham thyen rregullat e mbretërisë në ditën e dasmës

Në këto momente po kurorëzohet në martesë një ndër çiftet më të rëndësishme dhe më të komentuara në botë, Princi Harry dhe Meghan Markle.

Ndërkohë që një cermoni gjigande e krijuar për të mbetur në histori po zhvillohet, një detaj i zgjedhur nga dukesha e ardhshme, do të mbetet padyshim në histori.

Mësohet se Meghan Markle ka zgjedhur të ece vetëm nga hyrja e kishës e deri tek kori – zona ku janë ulur të ftuarit më të rëndësishëm, raporton albeu.com.

Kjo zgjedhje e aktores simpatike e cila sot do të kurozërohet në martesë, është bërë për të përcjellë një mesazh feminist

Për më tepër, Charles nuk do ta japë Meghan-in tek bashkëshorti i saj i ardhshëm, por do të sprapset dhe do ta lërë Meghan-in të ecë vetë drejt vendit që i takon.

Asnjë nuse tjetër mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka ecur e vetme drejt altarit.

SHKARKO APP