Menaxheri kërkon nuse, 10 mijë dollarë kush ja gjen (FOTO)

Gjeje një vajzë të mirë për Joe Cohen, menaxherin 30-vjeç nga Kalifornia. Ai është duke kërkuar për shpirtin binjak. Ka publikuar një reklamë të detajuar ku ofron 10 mijë dollarë për atë që do ta prezantojë me gruan e jetës. E konsideron veten si djalë të dashur, inteligjent, të hapur dhe tolerant.

Po si e do Joe nusen, që ta kesh parasysh? Të jetë e bukur dhe jo më e gjatë se 1.75 cm. Midis 20-30 vjeçe dhe të mos ketë fëmijë. Të jetë e hapur dhe e arsimuar.

Përsa i përket besimit fetar, do preferonte që ajo të bashkohej atij për të praktikuar judaizmin. 4 muaj pasi ta keni prezantuar me vajzën e ëndrrave të tij, do merrni paratë.

SHKARKO APP