“Mercedes-Benz” do të pushojë nga puna 15 mijë punëtorë: Mësoni arsyet e largimeve masive

Kompania mëmë e Mercedes-Benz, Daimler raportohet se po konsideron të pushojë nga puna deri në 15,000 punonjës në vitet e ardhshme, sipas gazetës gjermane Handelsblatt, në mënyrë që të nxjerrë 1.5miliard dollarë të kursimeve nga shpenzimet e saj deri në  vitin 2022.

Nëse raporti dëshmohet  si i saktë, Daimler do të ishte në rrugën e duhur për të kryer riorganizimin pasi po përshtatet në një ndërrim të industrisë në atë të automjeteve elektrike.

“Daimler dhe Këshilli i Përgjithshëm i Punëve ranë dakord për pikat kryesore në mënyrë që të thjeshtojnë strukturën e grupit dhe kështu të rrisin efikasitetin dhe eksibilitetin”, tha një zëdhënës për Business Insider, duke iu referuar marrëveshjes së kompanisë me sindikatën e saj të punëtorëve.

Industria e automjeteve është përballur me periudha të vështira, pasi po zvogëlohet kërkesa e automjeteve me karburant dhe vihet re një trend në rritje drejt makinave elektrike.

Prodhuesit e makinave kanë njoftuar rreth 80 mijë shkurtime të vendeve të punës në 3 vitet e ardhshme.

SHKARKO APP