Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:05 Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim! Berisha lëshon thirrjen e tij se duhet të jemi të gjithë para kryeministrisë, kushdo që e ndjen se me këtë qeveri nuk ka garanci…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mercedes-Benz zgjedh Shqipërinë për të promovuar modelin e ri X-Class

Magazinë
E mërkurë, 2 Tetor 2019 15:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjigandi i automobilizmit sjell gazetarë dhe bloggerë ndërkombëtarë në një udhëtim në “Rrugën e Mbretit”

I hedhur në treg gjatë vitit 2018-s, Mercedes-Benz X-Class është ndoshta një nga modelet më të veçantë të Mercedes-Benz dhe gjigandi i prodhimit të automobilëve po investon fuqishëm për të qenë zgjedhja e parë dhe në segment. Daimler AG menjëherë e pozicionoi X-Class-in si “ofertën më të mirë” të modeleve premium dhe ndonëse një segment i veçantë për Mercedes-Benz, kompania mëmë Daimler AG beson në suksesin e X-Class.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Dritan Goxhaj: Do t’i rrethojme deputetët brenda, nuk i lëmë të dalin ….

Dritan Goxhaj: Do t’i rrethojme deputetët brenda, nuk i lëmë të dalin ….

22 Tetor 2026, 11:47
Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji ven...

22 Tetor 2026, 09:38

Daimler AG organizon vazhdimisht turne disa ditorë me personazhe të njohur; gazetarë, blogerë, fotografë dhe të apasionuar pas makinave, të cilët provojnë në terren modelet më të reja të Mercedes-Benz.  Dhe për të promovuar këtë model, javën e kaluar Daimler AG ftoi një grup gazetarësh dhe fotoreporterë nga mediat ndërkombëtare, në një udhëtim fantastik në male në lindje të Shqipërisë. Të ndarë në pesë modele X-Class 350 d 4Matic, të pajisur me motorë turbocharged me 3.0 litra, gazetarët e apasionuar të makinave, shijuan bukuritë dhe terrenet e vështira të maleve të Shqipërisë, për një javë, një udhëtim sa mbreslënës po aq dhe i vështirë. Sigurisht që nuk është terreni faktori kryesor në përfshirjen e Shqipërisë në programin e Test Drive të organizuar nga Mercedes-Benz. Është dhe një bashkëpunim i Mercedes-Benz me përfaqësitë lokale, Auto Star Albania dhe një raport besnikërie që kompania i kushton rëndësi. Për drejtuesit e Mercees-Benz, në një farë mënyrë është një ‘dashuri” e dyanshme, një mirënjohje për njerëzit e dashuruar me Mercedes-Benz dhe modelet e saj. Një ‘mirënjohje’ që në fakt është dhe një promovim fantastik i bukurive të natyrës së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Edhe para pak vitesh, Mercedes-Benz zgjodhi alpet e Shqipërisë për promovimin e GLE-së, një prej fouristradave më të shitura dhe më të pëlqyera të Mercedes-Benz.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nën pushtetin e shirave…

X-Class është i pajisur me sistemin 4Matic me katër rrota aktive të Mercedes-Benz. Si pjesë e opsioneve të mënyrës së drejtimit, drejtuesi i mjetit gjithashtu mund të zgjedhë opsionin “Off-Road”, i cili përshtat automatikisht fuqinë e motorrit për terrene dhe kushte të vështira. Dhe kjo e bën udhëtimin më efikas, sidomos në kushte tejet të vështira. Në ditën e parë të udhëtimit tre-ditor, autokolona e X-Class V6 përshkroi terret të maleve në lindje të Tiranës. Në ditën e parë, dukej sikur çdo gjë do të ishte perfekte dhe malet treguan anën e tyre të bukur, duke mirëpritur misafirët nga e gjitha bota me shkëlqimin e tyre. Por, gjithçka u zbeh shumë shpejt, kur nisën stuhitë. Dhe sigurisht në këto rrethana, me patjetër drejtuesit e mjeteve duhet të përdornin opsionin “Off-Road” për të “luftuar” me kushtet tejet të vështira dhe të ndërlikuara veçanërisht në terrene të tilla. Megjithatë, asgjë nuk mund të ndryshonte planin e grupit. Ata vendosën të ulnin ndjeshëm shpejtësinë dhe në këto kushte e vetmja gjë e rëndësishm, ishte mbijetesa.  Në kushte të tilla, çdo gjë shndërrohet në një eksperiencë të lodhshme dhe stresuese, sidomos nëse rruga ndjek shtratin e lumenjve dhe rrugët e mbushura me zhavor dhe gurë. Por, për X-Class terrene të tilla, përtej stresit që mund të shkaktojë tek drejtuesit e mjetit, që nuk janë mësuar në kushte dhe terrene të tilla, ka gjithmonë një zgjidhje. Sigurisht, pas vështirësisë vjen dhe lehtësirave, dhe më pas itinerari vijoi përgjatë malit, sigurisht në terrene të vështira, por kushtet nxorën më të mirën e X-Class.

Në Rrugën e Mbretit…

Të nesërmen, pas një nate më shira të rrëmbyehëm, kolona me 5 modele X-Class dhe miqtë e Daimler nga e gjithë bota, udhëtoi sërish drejt maleve. Këtë herë iu drejtua rrugës  që kishte ndjekur dikur mbreti i shqiptarëve. Ishte një terren i vështirë dhe gjendja e saj është përkeqësuar shumë me kalimin e viteve, por që në fakt është një terren ideal për X-Class. Përgjatë gjithë gjatësisë së saj shtrihen gurë dhe shëmbinj, ku në disa vende janë kthyer në pengesë serioze. Vetëm automjetet me aftësi të jashtëzakonshme në terren të vështira mund të kalojnë nga këto anë. Fatmirësisht, për X-Class është i pajisur me veçoritë e nevojshme për terren të tilla. Pas një udhëtimi disa orësh, vijon udhëtimin rrugën shkëmbore, sigurisht e detyruar të ecë me një shpejtësi që nuk i kalon 8km/orë, një terren ideal për X-Class që t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij. Detyra e vetme e shoferit është vendosja e gomave në mënyrë korrekte dhe shmangia e objekteve të mprehta. Në këtë rast, shkëmbinjtë e mprehtë.

Për fat të mirë, zgjedhja e Mercedes-Benz nuk ishin vetëm rrugët dhe terrenet me zhavorr. Pas terreneve malore, autokolona me pesë X-Class 350 d V6, udhëtoi përgjatë rrugëve të shkatërruara në zonat e thella të Tiranës. Megjithëse rregullat e rrugës janë praktikisht jo-ekzistente për shumë prej vendasve, autostradat ofrojnë mjaftueshëm mundësi që X-Class të turret me tërë fuqinë e saj. Motori me naftë V6 turbocharged, me 3.0 litra ka 258 kuaj fuqi dhe moment rrotullues 550Nm në dispozicion dhe mjaftojnë vetëm pak çaste për të lëshuar të gjithë fuqinë e tij. Itinerari ishte zgjedhur me shumë kujdes nga organizatorët e Mercedes-Benz, të cilët ishin kujdesur që çdo detaj, terrenet, peisazhi dhe çdo gjë tjetër, të përputhje plotësisht me X-Class. Mercedes-Benz e mendoi të arsyeshme ta sillte X-Class në Shqipëri, në një udhëtim fantastik në “Rrugën e Mbretit” pikërisht në këto anë. Natyrisht për pjesëmarrësit në këtë udhëtim, rezultoi të ishte një zgjedhje fantastike. Shqipëri prej kohësh është pjesë e itinerareve të turneve të Test Drive të Mercedes-Benz dhe ky është udhëtimi i dytë në Shqipëri, pas Test Drive të modeli GLE. Auto Star Albania dhe Kastrati Group i kushtojnë rëndësi pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme të organizuar nga Mercedes-Benz në vende të ndryshme të Europës dhe ka rritur prezencën e Shqipërisë në këto aktvitete. Mercedes-Benz dhe Auto Star Albania premtojnë të tjera surpriza në të ardhmen…

Etiketat e lidhura

albaniaMercedes-Benz X-Class
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 26 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 26 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 31 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 36 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.