Merrini vesh mirë dhe mos i bëni këto gabime me gjelin (FOTO)

Festat e fundvitit po afrojnë dhe si mbret të tavolinës kemi gjelin, prandaj mësoni disa gjëra.

Rregulli numër 1-Mos humbisni durimin

Jo sa ta nxirrni nga frigoriferi e vrap në furrë për ta pjekur. Në vend që ta fusni ashtu të ngrirë, lëreni një orë në temperaturën e dhomës.

Kriposeni njëtrajtshmërisht

Ju do thoni e dimë, por kini kujdes. Mundohuni ta kriposni mirë e mirë nga brenda, përndryshe ca pjesë të mira të gjelit do të jenë fare pa shije.

Ulje-ngritje temperature

Duhet të keni parasysh se nuk mundeni thjesht ta ndizni sobën, ta lini gjelin aty dhe të prisni sa të kalojnë minutat. 30 minutat e para lëreni në temperaturë të lartë, 250 gradë dhe në 30 minutat vijuese uleni deri në 170 gradë.

Mbrotje me alumin

I friksoheni aq shumë skuqjes së lëkurës, sa në minutat e fundit e hiqni fare gjelin nga furra. Kur e shihni se lëkura po s’kuqet shumë, thjesht vendosini disa letra alumini.

Prisni!

Pasi gjeli është pjekur fikeni sobën dhe lëreni 15 minuta gjelin brenda. Kështu lëngjet brenda gjelit do ta mbajnë mishin të butë, ndryshe nga ç’do të ndodhte po të bënit të kundërtën. Do të mbeteshit me një gjel të thatë në dorë.

SHKARKO APP