Mesazhe nga ballkoni, qytetarët bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi

E diela i gjen në shtëpi të gjithë qytetarët të cilët u janë bindur rregullave strikte të qeverisë. Prej kangjellave të ballkoneve dhe dritareve ata japin mesazhe sensibilizuese për qytetarët dhe falenderojnë  punën e cdo personi që ka ndikim në përballimin e kësaj situate. 

E diela i boshatis rrugët. askush nuk lejohet të dal nga shtëpi dhe duket se pjesa më e madhe e qytetarëve u janë bindur këtyre rregullave.

Ballkonet, dhe dritaret janë bërë hapësira e vetme e jashtme qytetarëve. Për pak ajër apo edhe për një kafe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa zgjedhin të qëndrojnë në tarracat e pallateve, aty ku policia nuk mund t’i shoh se kanë thyer rregullin e janë grumbulluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa të tjerë i përdorin kato hapësira për të bërë vrap, apo ushtime të tjera gjimnastikore.

Me shpresën se kjo situatë do të kalojë shumë shpejtë, nga ballkonet dhe dritaret qytetarët këshillojnë të zbatimin e rregullave me përpikmëri.

“Ftoj të gjithë njerëzit, sidomos ata të moshës time që ta kalojmë me durim këtë luftë të heshtur”.

Disa zgjedhin të kalojnë kohën e karantinës duke bërë punime me shtizë.

Çdo zhvillim e ndjekin nga ekranet e tyre, ndërsa kanë dhe një falënderim ëpr punën e mjekëve, gazetarëve dhe policisë.

“Ne jemi të kënaqur me punën e mjekëve pavarësisht se nuk e shohim”.

“Ata meritojnë shumë më shumë dhe janë më të respektuarit nga të gjithë njerëzit. Policia ka qenë në patrullim.”

Aty ku nuk mund të arrij mikrofoni i Ora News fokusohet qartë simboli i flamurit tonë kombëtar, dhe një thirrje edhe nga fëmijët e vegjël.

Mesazhe nga ballkoni, qytetarët bëjnë thirrje për të qëndruar në shtëpi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?