Mesazhet prekëse të artistëve në murin e Kryeministrisë


Festat gjithmonë janë momente ku njerëzit ndajnë dhurata por mbi të gjitha mesazhe. Fjalët në festa janë gjithnjë si një dritë e bukur që ndriçon çdo vend, çdo tavolinë në çdo familje. Kështu ka ardhur edhe këtë vit, nëpërmjet mesazheve që postohen në murin e Kryeministrisë. Përveç qytetarëve edhe artisët kanë dëshiruar që të urojnë në këtë formë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i sms-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi. Nën sloganin" Shqipëria uron, Shqipëria dhuron", mesazhe, video apo dhe foto janë pjesë e këtyre festive të fundvitit.

Soprano e mirënjohur me famë botërore, Ermonela Jaho, me suksesin e fundit te vitit që lemë pas, kritika vlerëson operan "Thais" si opera më e mirë e vitit 2015, uron të gjithë shqiptarëve nga muri i Kryeministrisë. "Përmirëso vetveten, bëj paqe me të gjithë dhe bëje çdo vit të ri të të gjejë një njeri më të mirë". 

Nuk ka munguar dhe urimi i këngëtarit, kompozitorit nga Kosova, Dren Abazi në ditët e fundvitit me urimet në "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron". "Gëzuar Krishtlindjet gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. All Jou Need is Love".

Edhe artisti i mirënjohur, i skenës operistike Evropiane, Gëzim Myshketa në ditët e fundvitit me urimet në "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron". "E bukura do të shpëtojë Botën. Gëzuar festat!".

Edhe artistja operistike Vikena Kamenica në ditët e fundvitit me urimet në "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron". "Gëzuar qyteti im! Vit i mbarë me plot shëndet dhe mbarësi për të gjithë ju dhe familjet tuaja"

Redjon Shtylla

SHKARKO APP