“Meshari i Gjon Buzukut në Bibliotekën Kombëtare, “dhuratë” nga presidenti


Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Bibliotekën Kombëtare në 95-vjetorin e themelimit të saj, i besoi kopjen e "Mesharit" të Gjon Buzukut këtij institucioni. Pasi vlerësoi të gjithë punonjësit dhe menaxhuesit e bibliotekës, Nishani theksoi se “kopja e Mesharit, e sjellë si dhuratë për shqiptarët nga Papa Françesku, ka si vend më të përshtatshëm ruajtjeje pikërisht Bibliotekën Kombëtare.  “Ashtu si Meshari që i rezistoi shekujve, edhe besimi te përparimi i rezistoi kohërave në Shqipëri. Te ky Meshar gjejmë qetësinë shpirtërore dhe krenarinë kombëtare”, deklaroi Presidenti i Republikës. Nishani shtoi se “teknologjia është sfidë e madhe ndaj librit, por përmes infrastrukturës ne duhet ta kthejmë vëmendjen e brezit të ri te libri.

SHKARKO APP